• |
ide | kryesore

Rama, mirmbrëma në kohën e hartimeve patetike

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Kushdo që e ka ndjekur fushatën e fundit lidhur me zhdukjen e provave për krimet e serbëve në Kosovë, me siguri ka vënë re një fenomen të ri. Të gjithë analistët mercenarë të rilindjes evitonin të flisnin për thelbin e gjësë, por shpenzonin kohë televizive me deduksione, kapërcime logjike dhe pyetje të ngritura në eter. Qëndrimi i tyre ishte i kuptueshëm: ishin vënë në pozicionin e palakmueshëm për çdo person publik, atë të mbrojtësit të së pambrojtshmes. Halli i tyre qe, se as nuk e bënin dot surratin balte për të gënjyer, as nuk e shisnin dot Ramën që u kishte dhënë porosinë.


Fiks në këtë pozitë të mjerueshme u shfaq sot edhe vetë Edi Rama, në Facebook, prej nga ku kishte premtuar se do të sqaronte akuzat e opozitës për përgjysmimin e numrit të të vdekurve nga pandemia në këto 8 muaj.


Ai foli për gjithçka, vetëm fakte për atë që kishe dalë nuk serviri dot.

Kur e shihje të monologonte 18 minuta pa pushim, Edi Rama ishte për të ardhur keq.

Asnjë provë, asnjë përgjigje konkrete, asnjë përgënjeshtrim bindës, vetëm dokrra patetike se sa ç’njerzor ishte Luli, sa makabër Saliu dhe sa korruptues mediash Iliri. (shikoje fjalimin e Rames ketu)

Ndërkohë që akuza ishte konkrete, se nga 923 jetë të humbura janë raportuar vetëm diçka më shumë sesa gjysma e tyre, Rama përgjigjej me pyetjen qesharake: “Si mund të flesh më gjumë pasi ke nxjerë nga goja këtë makabritet’.

Lexo me tej:

Basha plas bombën: 414 të vdekur nga Covid u mbajtën të fshehtë

Ndërkohë që opozita disponon listat emërore të gati 400 personave që kanë dalë të vdekur nga spitalet që funksionojnë ekskluzivisht për Covid 19, por që nuk figurojnë si jetë të humbura nga virusi, Rama flet për kapërcimin e kufirit demokratik të luftës për pushtet.

As citimet nga Emanuel Kanti, as llogaritë e zgjedhjeve të brendëshme të PD-së, as aludimet nëse çifti Kryemadhi- Meta i fsheh lekët në kuti këpucësh, nuk ndihmonin njeri të kuptonte të vërtetën.

Rama sot ngjante me shumë nga analistët e sponsorizuar prej tij, që dalin në publik jo për të kthjelluar, por për ta mjegulluar realitetin.

Pasi dëgjoi akuzën bombë të Lulzim Bashës në “Opinion” për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe premtimin e Ramës se do ti çmontonte ato këtë të shtunë në 18 30, Lapsi.al u përpoq të kuptonte se si qëndronte ky problem.

Gazetarët tanë panë dokumentat e morgut, listat emërore të atyre që kanë humbur jetë dhe konkluzioni që nxorën në investigimin e tyre ishte ky: “Po, Lulzim Basha ka të drejtë se nga 3 spitalet Covid-19 kanë dalë deri më tani më shumë të vdekur sesa janë raportuar”.

Por, manipulimi nuk është kaq i thjeshtë sa duket nga thëniet e selisë blu. Sistemi ynë mjeksor, në kundërshtim me udhëzimin e OBSH-së, ka zgjedhur të mos kontabilizojë si jetë të humbura nga pandemia, ata të cilët kanë vdekur prej komplikacioneve që shkakton ky virus në organe të tjera.

Gazetarët tanë u njohën me kartelat e morgut (në fjalën e tij Rama i përmendi ato shkarazi vetëm pas minutës së 14-të), kur një person që kishte vdekur në sanatorium llogaritej jo si jetë e humbur nga Covid-19, por nga sulmi në zemër.

Lexoje investigimin ketu poshte:

Fshehja e vdekjeve nga Covid 19/ Ja cilat janë provat nga morgu

Pikërisht këtu konsiston, sipas investigimit tonë edhe divergjenca e shifrave, mes atyre zyrtare dhe asaj që pretendon opozita. Por ndonëse ky është një debat mbi kritere shkencore dhe se shumë specilistë pohojnë se çdo humbje jete e një personi, menjëherë pasi ai është infektuar, duhet konsideruar, me kriteret e OBSH, si viktimë e kësaj pandemie, Edi Rama as nuk denjoi të merrej me këtë.

Kushdo që ka pritur nga ai një shpjegim, qoftë edhe një vizion apo justifikim teorik, ka mbetur i zhgënjyer.

Ai pretmtoi me bujë 24 orë më parë se do të përgëneshjtronte provat, por realisht vetëm shau dhe fyeu artikuluesit e tyre.

Për këtë, paraqitja e tij e sotme ishte e turpshme, aspak faktike, por patetike. Edhe për nga argumentimi edhe për nga cilësia, ajo ngjante me ato hartimet e detyrueshme të kohës kur Edi shkonte në shkollë dhe kur mësuesi i letërsisë i kërkonte në klasë të shkruanin se sa dëm i bëjnë popullit armiqtë e partisë.

Askush nuk mund të vërë bast se ky degradim, atij i vjen thjeshtë sepse do të fshehë gënjeshtrën që ka urdhëruar.

Askush nuk mund të thotë as, se arsyet janë krejt të tjera, si ezaurimi i gjatë nga përplasjet politike, apo fakti se njeriu që në këtë vend manipulon gjithçka, këtë virus të panjohur nuk e kontrollon dot.

Por, një gjë duket qartë, që të shihje Edi Ramën aq të mjerë sa sot, është një derexhe që nuk i urohet as armikut.

©Lapsi.al

20 Comments

  1. Bushat edhe ne Itali edhe ne France etj edhe asnje nuk merret me morgun se sa hyne dhe sa dolen.
    Vetem te papunet dhe gazetare te pjerdhur merren me sa te vdekur u ulem dhe me salindje u rritem.Fenomeni eshte publik,mjere ata qe vdesin por te merresh me flete hyrje dhe flete dalje tregon te gerricesh mbas te mjereve.Pse keshtu i zgfjidhni hallet e ekonomise apo te naftetareve?
    Qeke bo me Bashen ,,,,Bushat kur ta dredhesh prap me Meten numero nenet e lahutes dhe kushtetutes.

    1. sportist nga halli; ne koh pandemie te mos merresh me nr e vdekjeve si shtet dmth se nuk ke shtet; te manipulosh nr si qeveri dmth nje qellim e ke ; gazetaret duhet te merren me cdo genjeshter te shtetit; Detyr o gomar (te me falin gomeret…)

    2. Rama pati nxjerre ne fb e tij edhe fotot e me arkemortet e Bergamos, qe me pas doli se ishin ishin tjeter gje, apo e harruat kete? Nuk keni faj, nuk jua kane dhene ende sufllaqen

    3. Edhe hallet e ekonomise ja lemi lene timonin Rames..Nuk me duket se ka zgjidhur gje deri tani..vetem ka harxhuar parate tona..Mbylle gojen ridhjeres se jeni ne fund dhe beni mire te qepni halen!

  2. Mire e ka ky gjatoshi ;mos i gjetet gje ata qe fshine serverin e Kryeministrise me 21 janar apo videon e Metes.
    Neise tani gjemoni nga mbrapa morgun njelloj si Jonuzi gjemonte qenin.Keto punet e statistikave jane shume feminore dhe amatoreske,Materializmin dialektik e keni mesuar mire ,ndryshimet sasiore cojne ne ndryshime cilesore edhe anasjelltas ne Shqiperi.
    Shkullaku paska filluar pune te re.

    1. Ore Blush ! Nuk na ha meraku se çfarë mendon për këto idiotësitë e Ramës ti e ca si ty e kanë darë mëndjen se bar do të hamë , e në këtë rast dhe do të hamë e idealet e partisë nuk i tradhëtojmë

  3. YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA,DENIS DYRRNJSJS ,MUHAMED VELIU,MILAIM ZEKA DHE EDI RAMA JUA LEPIJN QIMET E BY**THES ,ANDI BUSHATIT FATOS LUBONJES DHE ARMAND SHKULLAKUT

  4. Bushat jam dakort qe Rama beri nje hartim anarshist po pyetja ime eshte kjo:

    A kane fillue mos me te dale hesapet Bushat?
    Leri njerzit rehat ose hyre ne pune me Shkullakun tek Funeral Home.

  5. O kur flet per hartime patetike ky rrota karit qe arritjen me te madhe ne jete te vet ka dipllomen e italishtes. Eshte njisoj sikur me te dhone mend dikush qe ka mbaru universitetin kristal per llafollogji. Edhe kepucet e mija e kane IQ me te larte.

  6. I pari isht ky KM qe na jepte pamje nga te vdekurit ne Europe tani kur e ka qelb vete na i quan te pa moralshme. Ky eshte njeri i pa fytyre.

  7. Bushat pse kto qe vdesin nga covidi si vdesin? Nuk pesojn atak ne zemer ose deme te tjera ne organe si melci, mushkri apo veshka? Nese je shtruar e po mjekohesh per covid19 i cili ben te mundur qe organet te dalin jashte funksionit, dhe me pas prej ketyre organeve nderron jete, shkaku eshte covid19, keshtu mos u merr me lojra fjalesh dhe justifikimesh.
    Nqs gripi te shkakton aq shum peshtjellim thuhet qe vdiq nga gripi, sic jane deklaruar zyrtarisht ne vitet e kaluara, e jo prej mushkerise apo zemres. Edhe ato qe vdesin nga alkoli, deklarohet qe vdiq nga alkoli e jo prej melcise.

    Problemi nuk eshte se si i fshehu qeveria numrat ( skan llogarit diabetin dhe semundje tjera, tamponi me vonese, nuk ja dhane mjekimin ne kohe, ka pas probleme me yndyrnat, etj) dhe a ndoqi protokoll OBSH.

    Por se per cfare aryse e ka bere?

    * Me numer te vogel vdekjesh te deklaruara ne raport me numer testimesh mbeshten tezen patetike, antishkence dhe mjaft idiote qe:
    “ska nevoje per testime masive dhe ngritje laboratoresh testim/gjurmimi, se dhe Gjermania me Francen qe bene testime prap i kapi vala e dyte”
    * Justifikohej qe vonesa e tamponit nuk eshte emergjente. Pergjigjet e tamponit vonon deri ne 1 jave, gjate kesaj jave pacienti eshte i paqarte sesi do mjekohet, pasi nuk mund te marri ilace pa ditur cfare semundje ka, marrja e ilaceve te gabuara shkakton dhe perkeqesim te gjendjes shendetesore.
    * Justifikohet mungesa e gjurmimit dhe testimit te personave qe mund te kene patur kontakt, nese nje person nuk e din qe eshte i infektuar, infekton te tjere, dhe ato tjeret akoma te tjere ne menyre eksponenciale si efekt ujvare.
    * Komiteti dhe Ministria e Shendetesise per 6 muaj nuk ka bere asgje, deri para pak javesh nuk ka patur as protokoll mjekimi, ku mjeket e familjeve jepnin ilace sipas arsyetimit te tyre dhe cfare mund te lexonin dhe degjonin nga kolege qe jetojne jashte por dhe ne internet.
    * Problemi i koncensionit te check-up dhe laboratoreve te analizave. Eshte problem madhor qe miliona euro taksa shkojne per nje koncenion analizash, dhe ne kohen kur duhej qe ky koncension te provoje vlefshmerine e tij si i nevojshmen, na tregoi kontraten e nuk mori persiper covidin, dhe me ate rast perfituesit e ketij koncensioni i hypen avionit e iken per mjekim ne Turqi.
    * Qeveria ne kohe pandemie ka shperdoruar financa publike, ne vend qe parate te shkojne per kite tamponimi, trajnim mjekesh familjesh, blerje ilacesh, shtreter te rinj; kane pare te arsyeshme qe te japin milion euro per inceneratoret, rruge elektorale si dhe shpenzime te panevojshme ppp-s dhe te tjera. (+ gjyqin e bechetit)

    Te gjitha keto u bene per te paraqitur situaten sa me normale dhe vdekshmeria eshte brenda normave te OBSH dhe shteteve europiane, e ku tenderat mund te vazhdojne pa problem, ku ska pas nevoje per tampone, ku spitalet jane ne rregull, ilacet jane gati si dhe mund te justifikohet mbajtja hapur e bareve dhe shkollave. (kjo per faktin se tani nuk kane me se me cfare ti paguajne bizneset nese mbyllen prap)

    Priten njerzit 2 dite se ca do nxirrte nga goja kryeministri, por thjesht deklaratat e zakonshme bajate qe pervec gazetareve nuk ka njeri tjeter qe i degjon deri ne fund.

    p.s: Pati efekt dhe fotoja, nuk mund ta hidhnin poshte e te leshonin prokurorin.
    Ne nje nga ditet qe Qeveria ka deklaruar me pak se cjane, fotoja me shume mundesi provon qe kane genjyer.
    dhe ketu shpjegohet heshtja e gjithe strukturave te qeverise qe nga zyrtaret e ministrise e deri tek KM, lodhen kot duke i nxjerr mjeket qe te thone na lini te punojme se nuk i ha me njeri ato prralla.

  8. Sa keq Rama paska injoruar opoziten dhe si ka dhene material Per thashethemet e rradhes. Shiko gjithe mediat me doktore opozitare dhe do e kuptosh perse Rama s’ka nevoje ti kthej pergjigje kryekeqdashesit.

  9. O Bushati c’ja fut kot, dashke qe Rama te mbylle ate hale goje e mos ndihet fare? Po Rama pa ato hartimet patetike behet memec ore memec!
    Per c’fare mund te flase Rama? Per Ekonomine? Financat? Borxhin Publik? Nivelin e te ardhurave nga mbledhja e taksave? Gjendjen kolaps pra ne Ekonomi-Financat shqiptare?
    Rama eshte nje gallof qe nga Ekonomia kupto aq sa Gamori nga Muzika!
    Pra kush i mbetet? Hartimet e Endri Fuges, romuze te mesuara permendesh e te recituara si papagall para kamerave, derr-derre e gerr-verre koti!
    Kete Kryeminister asnje here te vetme ku popull ne keto gadi 8 vjet ne pushtet, nuk e degjoi te flase si Kryeminister!
    Edi Rames njerezit kane nga viti 2000, pra 20 vite qe i degjojne vetem brrockullat qe pellet si Gamor duke pare tek ai jo pushtetarin por shakaxhiun budalla te lagjes!

  10. Ti o Blush komunist i qelbur po ma tregon ne materializmin dialektik e historik te kohes se diktatures qe eshte i manipuluar sipas intetesave te diktatorit. Spjego vetem faktin perse qeveria manipulon numrin e vdekjeve nga convidi ? MOS ma thuaje brockulla o sahan lepiresit e Rames

  11. “E mora numrin tend te telefonit nga miku yne i perbashket Aleksander Vucic, ku folem bashke me te per ju ketu ne Novi Sad…”

    Keto fjale jane nje mesazh mallengjyes i Kryeministrit “atdhetar e patriot” shqiptar Edi Kristaq Rama ne librin autobiografik te ish futbollistit dhe trainerit te Bolognas, ultra-nacionalistit serb Sinisha Mihajllovic!
    Ne kete autobiografi te tijen pra, ka vend dhe per mallengjimet e Rames!
    (nderkohe qe vazhdojne telenovelat me Ramallica)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu