• |
ide | kryesore

Video/ Atletico arrin kreun, duke fundosur Barcelonën: dështon të fitojë edhe Real Madrid

-Instant, Sport, Video



Atletico Madrid mposht 1-0 Barcelonën e arrin Real Sociedad në krye të Ligas (me një ndeshje më pak): vendos një gol i Carrasco në kohën shtesë të pjesës së parë, në një gabim të pabesueshëm në dalje të Ter Stegen. Ngadalëson Real Madrid, kundërshtari i ardhshëm i Inter në Champions, 1-1 me Villarreal: Mariano Diaz hapi serinë e golave në të 2’, Moreno barazoi me penallti në të 76’. Sevilla mposhti Celta 4-2, ndërsa Levante-Elche përfundoi 1-1.

Skuadra e Simeones kërkonte me cdo kusht fitoren në ndeshjen më të rëndësishme të javës në La Liga, përballë Barcelonës, për të arritur në krye të renditjes Real Sociedad e për të patur pastaj një ndeshje në dispozicion për të nisur shkëputjen, duke qenë se ka luajtur një takim më pak se baskët. Katalanasit në krizë të plotë shpresonin tek Messi për të dalë me sukses nga Ëanda Metropolitano, ku për më tepër mungonte Luis Suarez, për shkak të infektimit me Covid. E megjithatë argjentinasi nuk mund të bënte asgjë, vecse të shihte Carrascon të shënonte golin që vendosi ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së parë. 20 pikë për Colchoneros, po aq sa Sociedad, ndërsa Villareal ka 19, në vendin e tretë, me një ndeshje më shumë se baskët.

Pa Benzema, Casemiro, Jovic e Sergio Ramos, Real Madrid nuk arriti të fitojë në Estadio de la Ceramica e për javën e dytë radhazi mungon në takimin me tre pikët. Pavarësisht mungesave, iu deshën vetëm 120 sekonda blancos për të kaluar në avantazh: Carvajal krosoi për Marianon e numri 24 me kokë kaloi në avantazh madrilenët. U duk një ndeshje e vendosur, por gjërat u komplikuan në të 75’, kur Courtois ndaloi në mënyrë të gabuar Chukëueze, duke shkaktuar penallti. Gerard Moreno nuk e humbi shansin duke barazuar, edhe pse në minutat e mbetura të dyja skuadrat kishin raste për të fituar ndeshjen.


SPAIN – LALIGA SANTANDER
Levante 1 – 1 Elche
Villarreal 1 – 1 Real Madrid
Sevilla 4 – 2 Celta Vigo
Atletico Madrid 1 – 0 Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *