• |
ide | kryesore

Video/ Mourinho e mposhti, Guardiola nis ankesat: “Skuadrat e tij kështu janë”

-Instant, Sport, Video



E fiton Josè Mourinho ndeshjen e madhe me Pep Guardiola. Në javën e 9 të Premier League, Tottenham mposhti 2-0 Manchester City falë golave të Son në të 5’ e Lo Celso në të 65’, që i dhuruan portugezit vendin e parë në renditje, në pritje të Leicester e Liverpool. Me të njëjtin rezultat, Chelsea fitoi në fushën e Neëcastle: vendosën autogoli i Fernandez e goli i Araham. Aston Villa humbi në shtëpi, 1-2 përballë Brighton.

Mourinho e sheh tashmë veten fitues ndaj rivalit të vjetër Guardiola, që pas ndeshjes është ankuar për pamundësinë për të krijuar të skuadrës së tij, për shkak të Spurs në një përformancë tipike të stilit Mourinho. “Mund të kishte shkuar më mirë, ne luajtëm si bëjmë zakonisht gjatë sezonit. Nuk u mbrojtëm mirë në golin e parë. Ata mbronin kaq thellë, e bënin me 6 lojtarë dhe nuk është e lehtë,” tha Guardiola për BBC Match of the Day.

“Patëm shanset tona, por nuk shënuam dhe ata bënë dy ose tre raste me kundërsulm dhe ne humbëm ndeshjen. E dinim që para ndeshjes se nuk mund ti lejonim atyre golin e parë. Patëm më shumë raste por humbëm. Skuadra e Mourinhos kështu janë, ti bën një gabim e ata të ndëshkojnë me kundërsulm. Nuk ishte e lehtë, Harry Kane e Ndombele ishin në mesin e fushës, hapësira nuk kishte, zotërimi i topit i yni ishte mirë, por futbolli është goli dhe këtu nuk ishim të aftë”.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Newcastle United 0 – 2 Chelsea
Aston Villa 1 – 2 Brighton & Hove Albion
Tottenham Hotspur 2 – 0 Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *