• |
ide | kryesore

Mesazhi për serbin Mihajloviç/ Ç’tregon për Ramën letra për mikun e paramilitarëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Letra e kryeministrit Rama për ish futbollistin dhe trajnerin e njohur serb, Sinisha Mihajloviç, që u prek nga një sëmundje e vështirë, ka nxitur edhe njëherë polemikën e hershme mes patriotëve dhe kozmopolitëve. Të parët shohin tek miqësia e shpallur kundrejt këtij miku të paramilitarëve serbë, një akt të pastër tradhëtie.


Të dytët një simpati që shkon përtjet ideve dhe qëndrimeve politike, të një personazhi të njohur, si ato që mund të shkaktojë një artist apo një sportist i përmësave botërore. Pikërisht ky debat vjen pas të singjajshmit të tij, kur ish kryebashkiaku i dikurshëm i Tiranës i dhuroi çelësin e qytetit, Goran Bregoviçit.


Polemika po rihapet ngaqë  Sinisha Mihajloviç ka publikuar së fundmi librin tij autobiografik “La partita della vita” (Ndeshja e jetës)”dhe mes kujtimeve të hedhura aty, ka zbardhur të plotë edhe mesazhin që ka marrë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ky mesazh është shkruar gjatë periudhës kur trajneri serb po luftonte me leuçeminë. Ish-futbollsti i Crvena Zvezdës, Romës, Lacios, Sampdorias dhe Interit e ka botuar në librin e tij mesazhin e Ramës, ku ai e quan pa droje Aleksandar Vuçiçin një “mik të Përbashkët” dhe nuk i kursen lavdet për këtë seb që në kohën e bombardimeve të 1999 përkrahte Milloshevçin dhe i cili nuk e njeh pavarsinë e Kosovës (letra e plotë poshtë).

Por, do ishte shumë sipërfaqësore dhe redukstuese ta shikoje këtë debat si një kundërvënie mes anatemuesve të tradhëtarëve dhe kozmopolitëve. Edi Rama nuk renditet sinqerisht dhe me bindje në asnjë kategori. Ai më shumë i ngjan një snobi, të sëmurë për të joshur, për të tërhequr vëmendjen, për ti seduktuar të tjerët, sidomos kur këta janë të famshëm, duke përdorur për këtë çdo lutje, çdo përkulje dhe çdo çmim.

Pra mesazhi “i ndjerë” për Mihajloviçin, njësoj si çelësi për Bregoviçin, më shumë se një tentativë për të përdhosur ndjenjat tona kombëtare është i ngjashëm me aktet e tjera të kryeministrit tonë në mjediset publike.

Ai është më pranë sjelljes të fillim mandatit, për të joshur Anxhela Merkelin duke treguar gjatë darkave të liderëve Ballkanikë, barcaleta nga koha e komunizmit.

Batutat me të cilat Rama fitoi zemrën e Merkelit

Ai ngjan më shumë me atë videon e famshme kur kryeministri ynë i shkonte pas Donald Trumpit, duke e ndjekur nga mbrapa në samitin e NATO-s vetëm për ti rënë në sy.

Metamorfoza/ Si po mundohet Rama të lajë gafat e dikurshme me Trump

Ai të kujton më shumë nisjen e një çarteri privat drejt Torinos për ti shkëputur një autograf Kristinao Ronaldos dhe për të hedhur fotot më të në Facebook.

Rama takon Cristiano Ronaldon, portugezi i jep fanellën e skuadrës së zemrës me autograf (Foto) - Shqiptarja.com

Pra duhet të jemi të qartë. Rama nuk i ka shkruar Sinisha Mihajloviç ngaqë ishte serb. Ai do ta bënte edhe po të qe eskimez. Boll të kishte famë ndërkombëtare.

Prandaj kjo vardisje ndaj yjeve të politikës, sportit apo shoubizit është një thirrje përtej patriotizmit dhe tradhëtisë. Ajo dëshmon për një njeri të sëmurë për të rënë në sy, për një mjeshtër të sipërfaqes që nuk ka kapërcyer ende komplekset e adoleshencës për tu pranuar nga VIP-at, për një snob që nuk ka asnjë parim përpos të bjerë në sy.

Prandaj të gjithë patriotët duhet ta dinë se Edi Rama nuk është kundër tyre, ndonëse ndonjëherë, veset dhe manitë që ka e vendosin në barrikadë të ndryshme me parimet që ata kanë për kombin.

©Lapsi.al

Letra e plotë e botuar në librin “Ndeshja e jetës”

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e futbollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.”

 

 

 

 

 

 

40 Comments

    1. Ta relativizosh Ramen vetem ne nje snob eshte pikerisht dhurata qe ai kerkon. Mbase do te ishte keshtu nese ky Rama nuk ishte kryeministri i Shqiperise. Mbase do te ishte keshtu sikur ne ballinen e portalit tuaj mos te ishte botuar deklarata e Borrel se plani per ndarjen e Kosoves ishte ne tavoline para disa muajsh. Mund te ishte keshtu nese ky “snobi” nuk bente 8 vizita tek Vucic ne 7 vjet, dhe i biri i Soros, Aleksi nuk bente korrieri n poshte e lart tek Vucici e Rama. Mund te ishte keshtu nese ky maskara nuk i bente presion Ramushit para Merkel e Makron per te hequr taksen ndaj Serbise. Mund te ishte. Por nuk eshte. E vertet eshte qe ky qelbesire ne manine e tij te madheshtise dhe pangopesine e tij me pushtet ,ka bere tradheti. Pa bishta, pa por eshte nje tradhetar i qelbur.

  1. Ky lloj sms kerkon nje shpjegim ?!Shpjegohu Edvin !
    Miku i perbashket,zedhenesi i Sllobodan Milosheviçit,monstra e beogradit,Vuçiç !
    Shikoje ti Mutamut Veliu,te kete ndonje gje qe duhet pare ?
    Admirimi per nje kriminel e fashist qe nuk ka bluze a ndeshje qe nuk kishte te shenuar poshte :Kosova eshte Serbi !
    Kjo, ju media incenerator dhe opinioniste incenerator eshte shume domethenese !
    Edvin je thjesht nje monster !

  2. A U BEN SHQIPTAEVE NDOPAK PERSHTYPJE KY FAKT . APO KY VEPRIM E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR EDI RAMA . a mund te beje vaki qe nje kryeminister apo president i Serbise ta thote nje gje te tille per ndonje sportist APO trajner NACIONALIST te Shqiperise

    1. Nuk i ben njeriu pershtypje sepse shqiptaret nuk kane me ndjenje kombetare, nese kane pasur ndonjehere. Ne kemi yje shqiptare te muzikes nderkombetare dhe ne mediat serbe hidhet balte ndaj tyre ndersa ky i shkruan ketij.

  3. Sigurisht qe i ka shkruar per ti bere pershtypje Vucicit dhe per tja fituar zemren, se as e ke ndjek kurr sportin qe ne momentin qe nuk ka luajtur vet. Ato lajkat me siguri ja ka formuluar keshilltari i propagandes.

    Kush e ka ndjekur me vemendje Ramen e din qe ai ska lidhje me patriotizmin, madje ai i nencmon Shqiptaret.

    Ai ka takuar me shpesh Vucicin dhe Dacic sesa lideret e kosoves, dhe ka bere me ose pa vetedije deme te medhaja Kosoves, ka normalizuar Serbine dhe lidershipin e Milloshevicit dhe ka nxjerre Kosoven si nje shtet problematik. dhe aspak bashkpunues.
    Ndoshta ngaqe qe ne femijeri do i jete ngulitur ne mendje nje shprehje e bllokut komunist per jugosllavet: “Vellezerit Serbe dhe miqte tane Kosovare “.

  4. Nuk them se mund ta kete thene Spiropali,jo,po e them une,se keto lloj “dergesash,neper fansa” NDODIN edhe kudo neper bote,bile,me siguri qe (ne mos Hollivudi,ndofta Bollivudi),mund te kene bere edhe filma,per kesi letrash.

  5. Qarravitje te tilla jane te “denje” te shpalosin tipa si ky Edvini yne,I cili eshte ne gare me miss tra-la-la-ne, Alketen e “Klan”-it,se kush do marre trofeun e kampionit ne snobizem!
    Ju kujtohet,besoj,dalldisja e Alketes ne Sanremo,qe I cuditi te gjithe me brockullat qe recitoi atje! “Kari e karissimi italiani”- nuk pushonte llafazania Vejsiu! Ky vershim inferioriteti I ketyre tipave,eshte ofeze e madhe dhe e pa merituar!
    Sa per saktesim,e mbajme mend korrikun e vitit ’90.Rruga e Kavajes e mbushur nga kreu ne fund me shqiptare qe donin te hynin ne ambassden gjermane! Nese krahasohet mundesia qe kishin njerezit te cila ambasade t’ja mesynin,shume me e lehte ishte ambasada italiane e asaj kohe,ne rrugen e Elbasanit,aty ku sot eshte ambasada amerikane. Siperfaqja,krahasuar me ambasaden gjermane,ka qene disa here me e
    madhe. Edhe mundesia e aksesit shume me e lehte se ne ambasaden gjermane. Atehere,perse shqiptaret u dynden per te shkuar ne Gjermani dhe jo ne Itali?!… Asokohe nuk kishte ndikim,sic pretendohet, as radio,as televizioni asgje gjermane,krahasuar me informacionet qe aksesoheshin nga Italia. Perse,atehere,shqiptaret nuk u turren drejt ambasades italiane?!…
    E c rendesi ka e verteta per siperfaqesoro-spektaklofilet si puna e Rames dhe Alketes. Show dhe vetem show ka rendesi! Ambalazhi vlen,permbajtja pak rendesi ka. Viva Alketa,viva Edvini,kari e karissimi albanesi!!!!…..

    1. O Alfred !
      Po ku hyn këtu krahasimi i Ramës me Alketën ?
      Mos ka qëni Alketa 20 vjet në politikë e kryeministre7 vite apo ka shkuar të takohet në Beograd me Vuçiçin ?
      Apo të shkruaj edhe unë diçka për ta ndruar temën ?

      1. Bashkohen ne disa pika,jo ne nje. Po I krahasoj si karaktere,nuk ka rendesi se ne c’pozicione jane ne kerriere. I meshojne dhe investohen ne fasade dhe vetem ne fasade! Rama edhe ne foltoren e kuvendit,edhe neper studio televizive imiton si majmun Vittorio Sgarbin,Alketa ka te tjera referenca te botes se spektaklit italian. Demi njesoj shkaktohet me keto pseuso-modele,vecanerisht te brezat e rinj. Ne nje “qafe” dalin te dy ne fund. Jane komplementare me njeri-tjetrin. Te duket normale gjithe kjo lepirje ndaj peronazheve te famshem,ne Itali apo gjetke?!…Ne cilin vend tjeter ndodh keshtu?!…Ndodh ky fenomen ne vende rrotull nesh,vende te vegjel si ne,ne Kroaci apo Slloveni,Maqedoni…?!…
        Mendoje njehere,pakez me gjate….

        1. Akfred !
          Duket se nuk e ke kuptuar se përse ndërhyra për komentin tënd ku në plan të parë na mxore Alketën.
          E kam ndjekur debatin për këtë vajzë anbicioze që kërkon të çajë përpara në karierën e saj artistike. Nëse do të ketë sukses edhe në ndonjë televizion italian , ku duket se synon, për ne shiptarët do të ishte një gjë pozitive.
          Nuk kemi sepse meremi me formimin politik të artistëve shqiptarë që kanë bërë emër jashtë vendit. Misioni i tyre është arti e po patën ata sukses, mirë i bëhet Shqipërisë që ja ka nxirrë bojën “artisti” kryeministër.
          Ajo që më shtyu të komentoj , është rreziku që mund të biem në dredhitë naive të Ramës, për të tërhequr vëmëndjen nga skandalet e tij e të meremi me persona e ngjarje të tjera.
          (Dashur pa dashur edhe unë po zgjatem si puna tënde, me historinë e Alketës e kjo i intereson Ramës)

  6. Fuga,duhet te marre masa te forta.,qe kete librin autobiografik te MihajlloviCit,mikut te Rames,te mos e marre kreu i opozites,Basha,dhe e zhduk nga faqja e dheut.

  7. Rames do duhej t’i mjaftonte fakti sesi perfunduan dy personazhet kryesore te klikes fashiste serbe,Miloshevic dhe Arkan,per t’i thirrur mendjes!
    Te dy keta sa iishin ne pushtet,kane keqperdorur me maksimum imazhin e personazheve te famshem,kengetare,sportiste,shkrimtare..etj ne sherbim te axhendave te tyre kriminale.
    Por,sic tashme te gjithe e dime,njeri ngordhi si mi ne biruce,tjetri hengri nje kokerr plumbi ne lule te ballit dhe ngordhi si qen…..
    …..kujdes Edvin,attenzione,si I thone taljanet, be carefull!!!!…..

  8. Mega lepiresi Edvin, qe Juventusin na e shpalli religjion dhe Bufonin Pape!!!’…
    Cfare neverie e tej skajshme!!!!….

  9. Kam dyshime se ky monster krye…… ka shitur ndeshjen e futbollit Shqiperi _ Serbi ku Serbia fitoje 2 me 0 . Cfar nuk pret nga ky armik i shqipetareve osé e thene shkurt nga trsdhetar.

  10. Nuk i bën gjithë këto gjëra për tu dukur por i bën për tradhëti.Pse vetëm me personazhe sërb antishqiptarë do të duket???A nuk është domethënëse shprehja “mik i përbashkët”?Per tu dukur me antishqiptare!!!Mihajlloviçi mund ta konsiderosh një futbollist e trajner të mirë por sa ka Italia të tillë??Pse e nxori Lilën nga fusha, për tu dukur?Jo jo e bëri se ai e konsideron armik.Rama është psikopat por mbi të gjitha antishqiptar.

    1. Shumë dakord gimi e sakt e ka shitur ndeshjen u arrestua ismail morina nuk u lanë tifozët nga kosova dhe maqedonia të fiten në stadium ndeshja në pikat e basteve nuk e pranonte siste i as të lozesh x dhe as 2 çdo gjë ishte pregaditur stadiumi ishte mbushur me polic nuk bëlbëzonte njeri dhe tifozët e kombëtares lageshin në shi pra ekipit tonë i mungonte lojtari i12 siç thonë se tifozeria është lojtari i12 ky lojtar nuk duhesh të lozte sipas edi ramës

  11. Ku do gjej tjeter me te mire kryeminister shqiptar Beogradi se sa Rama qe i erdhi ne dere per vizite pas 70 vjetesh mungese, e kur? Fill pas ndfeshjes futbollit ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha!
    Rama nder shale te Vucicit duke pellitur se Basha eshte pro-serb! Kjo eshte nje nga detyrat qe ka keto kohe…

  12. Ketij më shumë i intereson kryqi i ortodoksisë se flamuri i skëndërbeut me pak fjalë i ka vëllesër mihajlloviçi vuçiçin arkanin sheshelin i plasi kari për shqiptarët mjafton që ti plaçkis tju mari parat ti lejë tëdegdisur në mes të europës ,hajt se po arriti të manipulojë zghedhjet të nesërmen mund të shkojë me kurorë tek varri i millosheviçit i ka parashikuar at Gjergj Fishta këta llojë burrash, njëri jam turk ,tjetri jam grek tjetri jam sllav tjetri serb tjetri latin janë burra që përbuzin shqipërin vetëm për ta vjedhur duan tja dinë ,.,poshtë kriminelët e tokës mëmë

  13. Ketij më shumë i intereson kryqi i ortodoksisë se flamuri i skëndërbeut me pak fjalë i ka vëllesër mihajlloviçi vuçiçin arkanin sheshelin i plasi për shqiptarët mjafton që ti plaçkis tju mari parat ti lejë tëdegdisur në mes të europës ,hajt se po arriti të manipulojë zghedhjet të nesërmen mund të shkojë me kurorë tek varri i millosheviçit i ka parashikuar at Gjergj Fishta këta llojë burrash, njëri jam turk ,tjetri jam grek tjetri jam sllav tjetri serb tjetri latin janë burra që përbuzin shqipërin vetëm për ta vjedhur duan tja dinë ,.,poshtë kriminelët e tokës mëmë

  14. Mos e keni pare gje Fazllicin keto dite epidemie tek gjiri i lalezit?
    Zamet e keni ,po e parw bejini te fala n

  15. Deficent komplet. Dero dje hiqej si tifoz i Juves, tashti per ti bere qejfin ketij qe ka nje nje lojtar normal jo ndonje gjeni na paska ndjek Sampdorian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu