• |
ide | kryesore

Si i kërcënoi kryeprokurori Çelaj shkaktarët e vdekjeve nga tërmeti i 26 Nëntorit

-Instant, Lajme



Disa ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shfaq para kamerave i vendosur për një hetim të shpejtë dhe efiçent mbi shkaqet që çuan në shembjen e dhjetëra godinave dhe vdekjen e 51 viktimave. Ai zhvilloi disa takime në prokuroritë e zonave të prekura nga tërmeti dhe në Durrës foli për “individë të papërgjegjshëm duke kryer veprime të caktuara me koshiencë të plotë kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë dhe pasoja e ardhur ka sjellë vdekjen e shumë personave”.

Lexo edhe: Kryeprokurori i ri paralajmëron arrestime në Durrës për dëmet nga tërmeti

Pohimi se do të goditeshin shkaktarët e tragjedisë u shoqërua me garancinë se nuk do të bëhej dallim, edhe nëse mes të hetuarve kishte zyrtarë të lartë të bashkive. Por një vit, më pas deklarata e Olsian Çelës duket një deklaratë e nxituar për efekte mediatike. Hetimet janë në ngërç.

Prokuroria e Durrësit e ka dërguar dosjen në gjykatë me 16 të akuzuar, mes të cilëve zyrtarë të nivelit të ulët të Bashkisë, disa ndërtues dhe inxhinierë të kompanive private. Vetëm një prej të akuzuarve është në qeli, Ramiz Shehu, që ndërtoi banesën e familjes Lala, ku humbën jetën 8 persona.

Në prokuroritë e tjera hetimet kanë qenë të ngadalta dhe joefiçente, ndryshe nga sa premtoi kryeprokurori. Në Tiranë, nga 44 të proceduar është dërguar në gjykatë vetëm një për ndërtim të paligjshëm, ndërsa janë pushuar akuzat për tre të tjerë. Për 40 të dyshuar të tjerë, hetimi është në pritje të ekspertizave.

Lexo edhe: Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës

Prokuroria e Krujës njoftoi se po heton dëmtimet e një shkolle dhe pjesë e dosjes janë dokumente e disa dëshmi, por pa kryer asnjë veprim. Njoftimi u dha 1 ditë para përvjetorit të fatkeqësisë. Për dy pallatet që u shembën është në pritje edhe te akte-kspertimit teknik ndërtimor.

Në Lezhë kanë nisur hetimet për 14 pallatet e dëmtuara por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo të proceduar.©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *