• |
ide | kryesore

Nga Spanja shkojnë larg me fantazinë: shkëmbim i paimagjinueshëm mes Juventus e Bayern

-Instant, Sport

Cristiano Ronaldo edhe kur nuk luan arrin ti bëjë të gjithë të flasin për të. Këtë herë portugezi nuk ka bërë asgjë vetë, por nga Spanja nuk reshtin së hipotezuari një largim të tij nga Juventus. Mediat iberike vazhdojnë të japin lajme nga më të ndryshmet për fenomenin bardhezi e këtë herë kanë përfolur një operacion shkëmbimi mes Bayern Mynih e Juventus.


Sipas asaj që bën të ditur Don Balon, bavarezët kanë ndërmend ti propozojnë bardhezinjve një shkëmbim mes Cristiano Ronaldo e Javi Martinez. Prej javësh qarkullojnë zëra për një lamtumirë të mundshme të CR7 në fund të sezonit e për këtë arsye, kampionët e Gjermanisë janë gati ti bëjnë propozimin italianëve.


Sidoqoftë nuk duket aspak një operacion bindës e shanset për tu realizuar janë më pak se zero, sidomos për diferencën e kuotimit të dy lojtarëve. Portugezi e spanjolli, me gjithë dëshirën e Don Balon, me shumë mundësi do të qendrojnë në skuadrat e tyre edhe për sezonin e ardhshëm.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu