• |
ide | kryesore

Europa League, raundi i pestë vendos shumë për kualifikimin: Milan e Napoli në rrezik, Mourinho ka shansin e revanshit

-Instant, F1, Sport



Mund të përcaktohen shumë gjëra në raundin e pestë e të parafundit të Europa League, në lidhje me skuadrat e kualifikuara që në 1/16 do të presin edhe të ardhurat nga Champions League (të tretat e renditura). Roma siguron vendin e parë në Grupin A me një fitore përballë Young Boys, me verdhekuqtë që gjithësesi janë të kualifikuar. Ai që nuk ka probleme është Arsenal, me pikë të plota pas katër ndeshjesh në Grupin B e me askënd që e kërcënon, kur përballë në Emirates të mbërrijë Rapid Wien.

Shumë interesante cështja për vendin e parë në Grupin C ku Slavia e Leverkusen ndajnë nga 9 pikë dhe kërkojnë të mbërrijnë në kushte të barabarta kur të sfidojnë Hapoel e Nice përpara përplasjes finale në Gjermani. Nuk ndryshon pothuaj asgjë në Grupin D, ku janë Rangers e Benfika që kryesojnë me nga 8 pikë, me dy formacionet që luajnë në shtëpi respektivisht kundër Standard e Poznan.

Rrezikon eleminimin një emër i rëndësishëm si PSV Eindhoven në Grupin E. Granda kryesuese do të presë hollandezët në shtëpi me sigurinë e katër pikëve avantazh. Problemi është se PSV rrezikon të kalohet nga PAOK që e ndjek një pikë pas e që duhet të luajë kundër vendit të fundit të grupit. Napoli është i pari në Grupin F, por dy pikët e avantazhit nuk i japin siguri të madhe kur të zbresë në Alkmar për tu ndeshur me AZ. Hollandezët e kanë mundur skuadrën e Gattuso në Itali dhe tani duan suksesin e dytë për ti kaluar në renditje, gjë që mund të pasohet edhe nga parakalimi i Sociedad nëse fiton me Rijekën.

Leicester me 10 pikë nuk ka probleme në Grupin G kur të vizitojë Zorya, por kjo nuk mund të thuhet për Milan në Grupin H. Kuqezinjtë janë në vendin e dytë me një pikë më pak se Lille, por Sparta e Pragës është një kërcënim, që zgjidhet vetëm me fitoren e italianëve kundër skocezëve, sidomos tashmë që në pankinë është rikthyer edhe Pioli që ka kaluar Covid 19. Villareal me 10 pikë kryeson pa probleme Grupin I dhe mund të forcojë pozitat me një fitore në tranfertë me Sivaspor.

Mundësia e revanshit për Jose Mourinho në Grupin J kur Tottenham të jetë përballë Antwerp, skuadra e vetme që e ka mundur në grupe. Spurs kanë 9 pikë aq sa belgët, të cilët duhet ti mundin për ti marrë vendin e parë. Në Grupin K Dinamo Zagreb kryeson me meritë dhe ka dy rezultate në favor kur të vihet përballë Feyenoord. Hollandezët do të mundohet të shfrytëzojnë faktorin fushë për një fitore që do ti barazonte në kuotën e 8 pikëve me kroatët. Luajnë kundër ndjekësit më të afërt edhe kryesuesit e Grupit L. Hoffenhaim me 12 pikë duhet të bëjë kujdes nga Crvena Zvezda që ka 9 pikë dhe një stadium frikësues për ta përdorur kundër gjermanëve në tentativë për të marrë vendin e parë.

EUROPA LEAGUE – GROUP A
21:00 CFR Cluj ? – ? PFC CSKA-Sofia
21:00 Roma ? – ? Young Boys
EUROPA LEAGUE – GROUP B
21:00 Arsenal ? – ? Rapid Wien
21:00 Molde ? – ? Dundalk
EUROPA LEAGUE – GROUP C
21:00 Nice ? – ? Bayer Leverkusen
21:00 Slavia Prague ? – ? Hapoel Beer Sheva
EUROPA LEAGUE – GROUP D
21:00 Benfica ? – ? Lech Poznan
21:00 Rangers ? – ? Standard Liege
EUROPA LEAGUE – GROUP E
21:00 Granada ? – ? PSV Eindhoven
21:00 Omonia Nicosia ? – ? PAOK FC
EUROPA LEAGUE – GROUP F
21:00 AZ Alkmaar ? – ? SSC Napoli
21:00 Real Sociedad ? – ? Rijeka
EUROPA LEAGUE – GROUP G
18:55 AEK Athens ? – ? SC Braga
18:55 Zorya ? – ? Leicester City
EUROPA LEAGUE – GROUP H
18:55 AC Milan ? – ? Celtic
18:55 Lille ? – ? Sparta Prague
EUROPA LEAGUE – GROUP I
18:55 Qarabag FK ? – ? Maccabi Tel Aviv
18:55 Sivasspor ? – ? Villarreal
EUROPA LEAGUE – GROUP J
18:55 LASK ? – ? Tottenham Hotspur
18:55 Royal Antwerp ? – ? Ludogorets Razgrad
EUROPA LEAGUE – GROUP K
18:55 CSKA Moscow ? – ? Wolfsberger AC
18:55 Feyenoord ? – ? Dinamo Zagreb
EUROPA LEAGUE – GROUP L
18:55 FK Crvena Zvezda ? – ? Hoffenheim
18:55 Gent ? – ? Slovan Liberec



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *