• |
ide | kryesore

F1/ “U ula dhe pashë vdekjen”: Grosjean zbulon se pas aksidentit nuk është më i njëjti

-Instant, Sport



Romain Grosjean ka dalë tashmë nga spitali pas aksidentit të frikshëm të së dielës së kaluar, mbi pistën e Bahrein, por ngjarja i ka lënë një shenjë të pashlyeshme në kujtime e jo vetëm. “Fizikisht jam mirë, por e pashë vdekjen nga shumë afër – ka rrëfyer ai për Afp -. Nuk mund ta përjetosh e të jesh i njëjti person”. “Dora e majtë është shumë e dëmtuar ndërsa e djathta është më mirë – shtoi ai -. Pastaj kam një ndrydhje në kaviljen e majtë e gjuri i majtë është enjtur, por nuk është shqetësues, dhimbja është e durueshme – vazhdoi francezi -. Tani prioriteti është të kujdesem për duart që të jem në formë për Gp e Abu Dhabi por edhe për 50 apo 55 vitet që më mbeten”.

Pastaj disa fjalë për përvojën e tmerrshme të jetuar pas aksidentit. “Impakti nuk ishti më i dhunshmi që kam njohur ndonjëherë në karrierën time, edhe pse aparati e thotë sepse ngadalësimi ishte 53 herë më i madh se pesha e trupit tim – tha Grosjean -. Zgjidha menjëherë rripin e sigurimit. U mundova të dal nga makina por ndihesha i bllokuar dhe vendosa të pres. Sidoqoftë, pashë menjëherë zjarrin dhe mendova për Niki Laudan”. “‘Nuk mund të përfundoj kështu, jo tani”, i thashë vetes. U mundova të dal përsëri, nuk funksionoi, u ula dhe pashë vdekjen, jo nga afër, por nga shumë afër – vazhdoi ai -. Është një ndjesi që nuk ia uroj askujt”. “Pyeta veten se ku do të filloj të digjem, nëse do të ndjeja dhimbje – shtoi Grosjean, duke zbuluar se mori forcë nga mendimi për tre fëmijët -. I thashë vetes se nuk mund t’i lë, dhe atje gjeta burimin për të dalë nga kabina”. “Kur dola ndieva një lehtësim të madh, ‘do të jetoj'”, kujtoi piloti.

“Tani ndjek udhëzimet e mjekëve për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur – shpjegoi piloti -. Unë nuk kam makthe, mendime, blitze ose frikë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vijnë dhe kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të punoj me një psikolog të sportit. I thashë familjes time se duhet të kthehem në makinë për të gjetur se çfarë jam i aftë të bëj, nëse akoma dua ta bëj, nëse pasioni është ende atje dhe nëse nuk kam frikë “, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *