• |
ide | kryesore

Biden: Do t’u kërkoj qytetarëve të mbajnë maskën për 100 ditë sapo të marr detyrën

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden njoftoi se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Në një intervistë për CNN, Biden tha se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet me koronavirus nëse secili qytetar do ta mbante maskën. Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

Deri më tani, SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus si dhe 276 mijë viktima. SHBA-ja është vendi më i goditur në botë për numrin e të prekurve me koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *