• |
ide | kryesore

A është i aftë Biden për një mandat të dytë

2, Arkiva, Ide
joe biden



Joe Biden e di se nodhet nën vëzhgim. Presidenti Demokrat i Shteteve të Bashkuara do të mbajë fjalimin tradicional të Gjendjes së Unionit para kongresit, më 7 mars, në një kontekst të veçntë: ai shpreson të fitojëë një mandat të dytë në nëntor, por kandidatura e tij është vënë në pikëpyetje nga mosha e tij, 81 vjeç, një fakt që ai nuk është në gendje ta ndryshojë.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kurrë një president mbi tetëdhjetëvjeçar.

Për më shumë se dy vjet, rezultatet e sondazheve të opinionit kanë konfirmuar se kjo moshë e avancuar konsiderohet e papranueshme nga një shumicë në rritje e votuesve amerikanë. Barometri më i fundit elektoral i New York Times tregoi, më 3 mars, se ky gjykim tani ndahet nga shumica e njerëzve që votuan për Biden në 2020.

Joe Biden pretendon se ndihet i aftë në kryerjen e detyrave të tij, por deri më tani i nuk ka arritur ti bindë skeptikët. Përkundrazi, ai u fsheh pas një pozicioni vetëmbrojtës, duke reaguar në mënyrë të ngathët, ndaj raportit të një prokurorit special, që po hetonte për arkivat e mbajtura në mënyrë të parregullt, pas largimit nga detyra e zëvendëspresidentit në 2016, i cili e justifikoi Biden me faktin e një “kujtese të keqe”. Por ato konkluzione qenë edhe më të dëmshme pasi raporti i prokurorit përkoi me një seri të turpshme gabimesh për emrat e liderëve politikë, apo vendeve që ata u përkisnin.

Nëse e gjykon veten të aftë për të udhëhequr, presidenti demokrat, tani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me pyetjet e kongresmenëve, gjë që mund t’i japë atij mundësinë, githnjë nëse e ka, për të nxjerrë në pah biancin e vet.

Në këtë bilanc nuk ka asgjë për t’u turpëruar, sidomos përballë partisë së kaosit që është bërë Partia Republikane. Ekonomia amerikane po tregon rezultate të mira, aleancat që forcojnë Uashingtonin janë kompaktësuar dhe nevoja për t’u përkushtuar ndaj energjive të rinovueshme ka marrë udhë. Fatkeqësisht, këto rezultate janë lënë në hije nga polemikat për statusin e shëndetësor dhe kapacitetin e tij mendor.

Po ashtu, Joe Biden duhet të jetë i interesuar për të nisur një orë e më parë, takimet me votuesit e vet, një praktikë në të cilin ai ka shkëlqyer prej kohësh. Nëse do ti shmangej asaj, çmimin do ta paguante vetëm vetë.

Ai deri më tani e ka justifikuar kandidaturën e tij duke u paraqitur si mbrojtësi i institucioneve të Shteteve të Bashkuara, përballë një kundërshtari si Donald Trump, i cili kurrë nuk pranoi të njohë humbjen në vitin 2020. Programi i Trump mbështetet për momentin në një fjalë të vetme: hakmarrje. Ai bazohet në premtimin për të spastruar të gjithë ata që kundërshtuan tentativën për grusht shteti të mbështetësve të tij, më 6 janar 2021.

Kjo sjellje e padenjë duhet ta kishte nxjerrë atë nga loja. Por taktikat zvarritëse të ish-biznesmenit të njohur për aftësitë e tij proceduriale e kanë lejuar atë që deri më tani të mos përgjigjet para gjykatave, për shkeljet e shumta për të cilat akuzohet. Donald Trump-i u ndihmua edhe nga verbëria e partisë së tij çka tregoi se Partia Republikane, po vuan sindromën e një kulti të mjerueshëm personaliteti, ndërkohë që idhulli i militantëve të saj, në moshën gati 78-vjeçare, po tregon edhe ai peshën e viteve.

Aksionet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, të cilat shkojnë shumë përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara, kërkojnë që Joe Biden të bindë se ai është i aftë të udhëheqë një mandat të dytë.

Editorial i “Le monde”. Titulli origjinal: “Joe Biden, nevoja per te bindur”/ Perktheu T. Çela, Lapsi.al



1 Comment

  1. Të gjith na shqiptarët mendonim se Amerika është djepi i demokracisë po doli e kundërta Bidenoviqi na doli sorosian duke infektuar edhe këlyshët ë shqipërisë derrrrin Edi dhe Dergucin Erionin kurse ky tjetri Trumpoviqi edhe më i zi i çmendur mendor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *