• |
ide | kryesore

Leonardo shigjeton Real Madrid për Mbappe dhe flet për ardhjen e Messi: “Nuk është momenti”

-Instant, Sport



PSG i do të gjithë: të mbajë Neymar, të rinovojë me Mbappe e të marrë Messi. Gjatë një interviste për mikrofonët e Canal+, drejtori sportiv i Psg, Leonardo, ka folur për merkaton e klubit duke nisur nga mundësia për të sjellë nën Tour Eiffel, Lionel Messi: “Leo është një lojtar i Barcelonës. Kur prekin lojtarët tanë nuk jemi të kënaqur, atëherë nuk duhet të prekim edhe ne lojtarët e të tjerëve. Nuk është momenti për të menduar për merkaton. Jemi të kënaqur me atë që kemi bërë e me organikën që kemi. Nuk është momenti për të folur” tha drejtori i francezëve, duke shigjetuar Real Madrid që prej kohësh flet për blerjen e Mbappe, gjë që braziliani nuk i ka pëlqyer.

Pikërisht me mundësinë e largimit të sulmuesit francez, Leonardo ka qenë i qartë: “Rinovimi me Mbappé? Po flasim, palët kanë dëshirë të flasin e mendoj se kjo vlen edhe për vetë sulmuesin. Tani është momenti të kemi një ide më të qartë për të ardhmen, mendoj se kemi bërë hapa përpara në krahasim me 10-15 ditë më parë”, përfundoi Leonardo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *