• |
ide | kryesore

Video/ Milan arratiset në Ferraris: +5 nga Inter në krye të renditjes

-Instant, F1, Sport, Video



Kessie-Castillejo i japin fitoren Milan në Ferraris 2-1 ndaj Sampdorias e shkojnë në +5 nga Inter në klasifikim. Ndeshja në Genova ishte një test për potencialitetin e një Milan që dukej se kishte sot kundërshtar vetëm veten, edhe pa Ibrahimovic. Në post-lockdown nuk ka humbur kurrë, Samp e kundërta nuk fiton nga 24 tetori, dy pikë të fituara në 15 të mundshme, në 5 ndeshjet e fundit.

Milan merr kështu fitoren e 8 në 10 ndeshje: një marshim triumfal i kuqezinjve, që nuk bëjnë hap fals edhe pa dy kolona si Ibrahimovic e Kjaer, falë një inteligjence taktike të Piolit, që u rikthye për herë të parë në kampionat pas koronavirus. Djalli, kundër një Sampdoria, në pjesën e parë shumë pasive, dominoi fushën e vuajti vetëm në fillim të ndeshjes.

Milan kontrolloi lojën por nuk gjeti mënyrën për të goditur, deri në fund të pjesës së parë kur Rebic, në pasimin e Theo Hernandez kontrolloi mirë, kaloi edhe Auderon por goditja e tij u devijua në shtyllë nga ndërhyrja e Tonellit. Avantazhi erdhi në fund kur Calvarese ndëshkoi me penallti një prekje me dorë të Jankto në goditjen me kokë të Hernandez. Nga pika e bardhë nuk gaboi Kessie që kalon kuqezinjtë në avantazh.

Në pjesën e dytë Samp duket më me kurajë, por rastet më të mira për të shënuar i ka Milan, që goditi shtyllën me Tonalin. Donnarumma nuk rrezikoi asgjë, ndërsa lëvizja e Piolit (Castillejo për Saelemaekers) dhuroi 2-0: asist i Rebic për të majtën e pakapshme të spanjollit. Dorianët reaguan në të 82, kur Ekdal në akrobaci mposhti Donnarumma në zhvillimet e një goditje këndi. Por këtij Milani është pothuaj e pamundur ti shënosh në aksion (vetëm Lukaku e Mertens ia kanë dalë) e në minutat e fundit Romagnoli e të tjerët administruan pa probleme, duke e bërë titullin të mos duket më si një ëndërr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *