• |
ide | kryesore

Dorheqja/ Lleshaj, gafë apo thikë pas shpine për Ramën: “Ishte marrëzi që pranova detyrën”

-Instant, Të fundit



Nuk dihet nëse Sandër Lleshaj ka qenë i turbulluar nga humbja e postit, apo nëse ai e ka përjetuar keq largimin nga Rama. Po,r në deklaratën e tij të dorëheqjes ai ka bërë një krahasim të papërshtatshëm, që vendos shenjën e barazimit mes qeverisë Rama dhe regjencës kuislinge që bashkëpunoi me gjermanët gjatë luftës së dytë botërore.

Lleshaj ka përmendur një shprehje të klerikut katolik Anton harapi, kur pranoi ofertën për tu bërë kolaboracionist. “U gjenda përpara dilemës që kishte përjetuar Patër Anton Harapi, kur pranoi të merrte një post të lartë shtetëror në vitin e mbrapshtë 1943. Dilema e prelatit të madh në ato kohë të tmerrshme ishte: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Edhe unë me ndërgjegje të plotë vendosa të “baj nji marri”, sepse nuk mund të tregoja dobësi” ka shkruar ai.

Me kapitullimin e Italisë Anton Harapi pranoi për t’u bërë përfaqësues i katolikëve në Këshillin e Naltë të Regjencës.  Me 13 shtator 1943 ai u emërua në këtë post ku ka qëndruar deri në fund të vitit 1944. Me ardhjen e komunistëve në pushtet ai u pushkatua pas një gjyqi kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit.

©Lapsi.al

Anton Harapi - Alchetron, The Free Social Encyclopedia

 



8 Comments

  1. Ec e merre vesh pse duhej guximi ne syte e lleshajt! Duhej sepse ky bashkepunoi me nje te mire qe i gjithe rethi i tij e konsideronin si te keqe, apo bashkepunoi me nje te keqe me qellimin per ta bere me te mire? Varesisht rastit duhet te na thote nese dha doreheqjen sepse u bind qe e mira ne fakt ishte e keqe sic thoshte rethi apo sepse deshtoi ta beje te keqen te mire. Ne rastin e pare eshte i denueshem per gabim ne gjykim, ne rastin e dyte per mungese vullneti. Me pak fjale nuk ka menyre per te dale i paster nga kjo histori me doreheqje.

  2. Te krahasohesh me Pater Anton Arapin ti??????? Ti o pleher burre qe nderzeve policine si qen te terbuar vetem per ti bere qejfin Ramazonit? Ti permend Pater Anton Arapin qe gjysherit e ketyre qeveritareve qe ty te perdoren si klluf cari, e denuan me vdekje.

  3. Gjenerali deshtak ne pension krahason vehten me martirin kunder Komunizmit? Sa shume e vleresoka veten ky vulehumburi! Apo tani do ta nxjerre veten te lare pas vitesh Minister ku rrahu njerezit per teatrin, dhunoi femijet ne mes te rruges, vrau te rinj te pafajshem..?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *