• |
ide | kryesore

Shpërthen gjatë uljes në Tokë raketa e “SpaceX”

-Instant, Lajme, Planet



Prototipi i kompanisë “SpaceX”, Starship, ka shpërthyer ndërsa po tentonte të ulej pas provës së parë të saj. Pavarësisht nga përfundimi i testit, i cili zgjati vetëm gjashtë minuta, sipërmarrësi i “SpaceX”, Elon Musk, ishte i entuziazmuar. “Mars, jemi duke ardhur !!” shkroi ai në Tëitter.

Raketa Starship, e cila shpërtheu ishte një prototip që po zhvillohej nga kompania private hapësinore e Musk për të transportuar njerëz dhe 100 tonë ngarkesa në misionet e ardhshme në Hënë dhe Mars. Fluturimi provë kishte për qëllim të arrinte një lartësi prej 41,000 metrash (12,500 metra), të nxitur nga tre motorë, Raptor të krijuar nga “SpaceX” për herë të parë. NASA i dha “SpaceX” një shumë prej 135 milion dollarë për të ndihmuar zhvillimin e Starship.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *