• |
ide | kryesore

Tiranë/ Arrestime për dhunë dhe vjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar, konkretisht, shtetasi Lorian Mazari, 43 vjeç.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës Parë Tiranë ka dhene dënimin për 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim I. T., 46 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me dy muaj burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Sakaq, shtetasi D. B., 42 vjeç, u kap nga punonjësit e forcës së posaçme “Shigjetat” duke tentuar të vjedhë në garazhin në pronësi të shtetases E. Zh., në bulevardin “Bajram Curri”.

Ndërsa shtetasi T. Xh., 38 vjeç, u arrestua sepse në rrugën “Lord Bajron”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në banesë u gjet një sasi kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 42 vjeç, pasi në Astir, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe ndaj vajzës së tij të mitur, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 45 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.98 mg/l.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *