• |
ide | kryesore

Video / Europa League, Sparta Praga-Milan 0-1: goli i Hauge vlen kreun e grupit H, fitojnë edhe skuadrat e tjera të mëdha

F1, Sport



10 ndeshjet e fundit të grupeve të Europa League kanë përcaktuar edhe fitueset të cilat do të vijojnë më tej kompeticionin europian.

Milani ka mundur 1-0 Spartëne Pragës në transfertë duke e mbyllur në kye grupin H të Europa League duke u kualifikuar në 1/16 e finaleve. Kuqezinjtë, të cilët ishin të kualifikuar zbritën në fushë me rezervat. Ka mjaftuar goli i Hague në minutën e 23′ për ti dhënë fitoren kuqezinjve.

Leicester dhe Braga kanë kaluar grupet dhe janë kualifikaur në fazën tjetër pas fitoreve të kësaj mbrëmje.

Villareal dhe Maccabi Tel Aviv nga grupi I janë 2 ekipet që vijojnë garën në kompeticionin europian.

Në grupin J, Tottenham ka mposhtur Antwerp dhe në grupin K janë kualifikuar Dinamo e Zagrebit dhe Wolfsberger, ndërsa në grupin L, kalon Hoffenheim dhe Crvena Zvezda.

Leicester-AEK 2-0
Braga-Zorya 2-0
Celtic-Lile 3-2
Sparta-Milan 0-1
Maccabi-Sivasspor1-0
Villareal-Qarabag (nuk u luajt per shkak te lojtareve me Covid)
Ludogorets-LASK 1-3
Tottenham-Antwerp 2-0
Dinamo Zagreb-CSKA 3-1
Wolfsberger-Fejnord 1-0
Hofeneim-Gent 4-1
Slovan-Crvena Zvezda 0-0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *