• |
ide | kryesore

Calhanoglu i vë kushte Milanit: 7 milionë euro ose tek Inter me parametër zero

-Instant, Sport



Është konfirmuar për të mërkurën, në shtëpinë e Milan, takimi mes menaxherit të Calhanoglu, Gordon Stipic, e Maldini-Massara për të diskutuar rinovimin e kontratës së mesfushorit, në skadencë në qershor 2021. Palët janë ende larg: flitet për një ofertë prej 3 milionë, kundër një kërkese prej 7 milionë nga ana e lojtarit e konsideruar e tepruar nga drejtuesit kuqezinj, por gjithcka mund të ndodhë akoma. Nuk përjashtohet asnjë skenar. Në pritje është Inter, që është interesuar për të patur turkun me parametër zero në verë, gjë që i jep mundësinë ti shkojë përballë kërkesave ekonomike të tij. Nga ana tjetër, lojtari nuk dëshiron të ndryshojë qytet e do të qendronte me kënaqësi në Milano.

Ajo e të mërkurës do të jetë një takim testues për të dëgjuar palët. Milan synon të mbajë lojtarin por duhen ulur pretendimet e menaxherit, që konsiderohen shumë të larta. “Qëllimi ynë është të provojmë të mbajmë Calhanoglu”, ka thënë pak ditë më parë drejtori tekniko-sportiv kuqezi Paolo Maldini.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *