• |
ide | kryesore

Biden: Demokracia “u testua”, por qëndroi e fortë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të hënën se “vullneti i popullit fitoi,” pas konfirmimit  të fitores së tij nga Kolegji Elektoral, në zgjedhjet e muajit të kaluar me 306 vota elektorale, kundrejt 232 të Presidentit Donald Trump. Në një fjalim të mbajtur në Uilmington të shtetit Delauer, ai tha se demokracia “u vu në provë dhe u kërcënua, por rezultoi e qëndrueshme, e vërtetë dhe e fortë.”

“Sundimi i ligjit, Kushtetuta jonë dhe vullneti i popullit fituan,” tha Presidenti i zgjedhur. Biden u kërkoi amerikanëve ta hidhnin vështrimin përtej fushatës së zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të mos pranuar humbjen. Duke iu referuar përpjekjeve të zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes sfidave ligjore që janë refuzuar nga gjykatësit në të gjithë spektrin politik, përfshirë Gjykatën e Lartë, Biden argumentoi se sistemi qeverisës i Amerikës mbetet i paprekur./ VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *