• |
ide | kryesore

VIDEO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Mirditë, forcat speciale blindojnë zonën

Arkiva, Lajme, Të fundit



Anton Keli, një 51-vjeçar që punonte si taksist në Mirditë u qëllua për vdekje në makinë e tij rreth orës 17:40 të së martës. Ndonëse vetë nuk figuron me precedentë penalë, viktima është i afërm i Armando Gjinit, i vrarë më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit.

Armando Gjini ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”. Keli është nip i familjes Gjini. Një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia është pikërisht lidhja familjare me familjen Gjini dhe hasmëria mes një familje tjetër.

Vëllait të Armando Gjinit, Preng Gjinit iu bë një atentat me eksploziv në muajin shtator, por arriti të shpëtonte. Ajo që vihet re është se forcat speciale kanë blinduar zonën për shkak të hasmërive. ©LAPSI.al

Viktima



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *