• |
ide | kryesore

Vrasja në Rrëshen, viktima është nipi i Tonin Gjinit, personit që iu bë atentat në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është zbardhur identiteti i personit që u qëllua këtë mbrëmje në qendër të Rrëshenit. Ai është Anton Keli. Sipas burimeve nga terreni, Keli është nipi i Tonin Gjinit. Këtij të fundit iu bë atentat dy muaj më parë në Tiranë, ku iu vendos një sasi eksplozivi në makinë. Shpërthim që ndodhi pranë urës së Selitës, ku edhe mbeti i plagosur rëndë.

Mesohet se në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *