• |
ide | kryesore

KLP shqyrton kandidatët e drejtuesve të prokurorive në rrethe

-Instant, Lajme, Të fundit



Mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shqyrtimin e kandidaturave ka nisur për drejtues të prokurorive të rretheve, të Shkallës së Parë dhe Apelit. KLP do të vendosë çfarë duhet të bëjë, pasi për disa prokurori nuk ka kandidat. Ndërkohë, në disa prokurori rezulton që kandidatët i kanë dërguar dokumentet jashtë afatit ligjor. Për prokuroritë kryesore, si Tirana, Durrësi, Lezha, ka vetëm nga nja kandidat në garë.

Në rend dite është edhe shqyrtimi i dy magjistratëve, që kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës dhe presin emërimin, por duke qenë se janë të dënuar më herët, pritet që ata të përjashtohen nga Sistemi. Të dy magjistratët janë të dënuar për vepra të lehta dhe Komisioni i KLP kishte rekomanduar emërimin e tyre, megjithatë Euralius del kundër dhe rekomandon miratimin e një ligji që ii heq të drejtën personave të dënuar që të synojnë Sistemin e Drejtësisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *