• |
ide | kryesore

The Best/ Lewandowski ‘mbreti’ i botës pa Top të Artë: polaku mund CR7 e Messi si lojtari më i mirë

-Instant, F1, Sport



Robert Lewandowski është lojtari më i mirë në botë për 2020. Sulmuesi polak, që vjen nga një vit golash triumfesh e rekordesh me fanellën e Bayern Mynih, ka mundur Cristiano Ronaldo e Lionel Messi.

Portieri më i mirë 2020 është shpallur gjermani Manuel Neuer. Numri 1 i Bayern Mynih ka mundur konkurencën e brazilianit të Liverpool Alisson e sllobenit të Atletico Madrid, Oblak.

Ka lavdi edhe për sulmuesin e Tottenham Son, që me golin më të bukur të shënuar rrëmbeu Puskas Award. Son ishte autor i një goli spektakolar, pas një vrapimi për 80 metra të kombinuar me driblime fantastike, në sfidën e 7 dhjetorit 2019 kundër Burnley, në Premier League: koreano-jugori ka thyer konkurencën e dy uruguajanëve Giorgian De Arrascaeta i Flamengos e Luis Suarez i Barcelonës.

Tekniku më i mirë i vitit është shpallur ai i Liverpool Jurgen Klopp, që përsërit suksesin e viti të kaluar, ndoshta suprizisht, duke qenë se ka kaluar bashkëkombasin e tij Hans-Dieter Flick, teknikun e Bayern Mynih kampion i Gjermanisë e Europës, e të argjentinasit Marcelo Bielsa, tekniku i Leeds.

FITUESIT E ÇMIMEVE:
TRAJNERI MË I MIRË: Jurgen Klopp (Liverpool)
PORTIERI MË I MIRË: Manuel Neuer (Bayern Mynih)
PUSKAS AËARD (GOLI MË I BUKUR): Son (Tottenham)
PORTIERIA MË E MIRË: Sarah Bouhaddi (Lione)
TRAJNERIA MË E MIRË: Sarina Wiegman (Olanda)
FORMACIONI IDEAL I 2020: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Sergio Ramos, Davies, Kimmich, De Bruyne, Thiago Alcantara, Messi, Leëandoëski. Cristiano Ronaldo.
FORMACIONI FEMËROR IDEAL I 2020: Christiane Endler, Lucy Bronze, Ëendie Renard, Millie Bright, Delphine Cascarino, Barbara Bonansea, Veronica Boquete, Megan Rapinoe, Pernille Harder, Vivianne Miedema, Tobin Heath.
LOJTARJA MË E MIRË: Lucy Bronze (Manchester City)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *