• |
ide | kryesore

Dozat e para të vaksinës së Pfizer, nga e hëna në Serbi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zllatibor Llonçar, deklaroi se dozat e para të vaksinës së kompanisë Pfizer kundër koronavirusit, do të arrijnë në Serbi të hënën ose të martën. Dërgesa e parë do të jetë prej më pak se 5,000 doza dhe ato do të shpërndahen në shtëpitë e pleqve.

Llonçar deklaroi se licenca për importin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është lëshuar më 17 dhjetor nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore. Sipas tij, Serbia është ndër vendet e para që do të marrë vaksinën sepse ishte një nga pesë shtetet e para në botë që nënshkroi një kontratë me Pfizer.

 



1 Comment

  1. O jane shtet ata, kane nje drejtues qe jep jeten per vendin e vet. Ketu kemi antishqiptare ne drejtim. Shqiptaret vazhdojne hane bar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *