• |
ide | kryesore

Video/ Pështyn në fytyrë kundërshtarin, kapet nga VAR: Thuram rrezikon një skualifikim të gjatë

-Instant, Sport, Video



Një gjest i turpshëm, që është e sigurtë se do ti kushtojë një skualifikim të gjatë. Marcus Thuram është ndëshkuar me karton të kuq në të 78′ e Borussia Moenchegladbach-Hoffenheim (që më pas përfundoi 2-1 për miqtë) për arsye se pështyu në fytyrë mbrojtësin kundërshtar Stefan Posch. Telekamerat e kanë fiksuar episodin e pas një kontrolli në monitor arbitri Ëillenborg i tregoi kartonin e kuq. Sulmuesi, i biri i ish-mbrojtësit të Parma e Juventus Lilian, rrezikon tani një skualifikim të gjatë.

Thuram e Posch kanë nisur debatin pasi sulmuesi u lëshua në mënyrë plateale në një kontakt të lehtë në hyrje të zonës me kundërshtarin, me Posch që e ftoi të cohej e të mos bënte skena. Gjesti i shëmtuar do ti kushtojë rëndë francezit, duke patur parasysh edhe protokollin anti-Covid.

ROSE: “DUHET T’I JETË DJEGUR SIGURESA”
Për episodin ka folur pas ndeshjes edhe tekniku i M’Gladbach, Marco Rose, që ka dënuar gjestin e lojtarit të tij: “Do të doja të kërkoja unë ndjesë personalisht si trajner e në emër të të gjithë klubit – tha Rose – Një episod i tillë është i papranueshëm në një fushë futbolli. Marcus është një djalë i mirë, shumë i edukuar. Në atë moment duhet ti jetë djegur siguresa, është shpjegimi i vetëm. E bëri një dëm skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *