• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga bashkëpunimi i Dafinës dhe Tunës

-Instant, F1, Paparazzi



Tuna dhe Dafina Zeqiri bënë namin në 2010 me super bashkëpunimin e famshëm me 2PO2, “Vibe” që pati mjaft sukses.
Mirëpo, diçka ndodhi mes tyre dhe më pas dy këngëtaret u tha se nuk flisnin me njëra-tjetrën dhe kjo për shkak të disa deklaratave të Dafinës, ose përgjimeve në telefon të një bisede ku ajo vinte në pikëpyetje talentin e Tunës dhe e quante atë njeri me dy fytyra.

Gjërat mes tyre u dukën që nuk ishin ok, kur Tuna zhduku pjesën e refrenit të Dafinës në këngën “Vibe”, duke e modifikuar nëpër koncerte. Megjithatë, zjarri mes tyre u shua në 2018, kur bënë paqe dhe postuan një foto me njëra-tjetrën në SHBA.
Pak muaj më parë Dafina tha në NIN se marrëdhënia mes të dyjave është shumë e mirë dhe la të kuptohet se të dyja i kanë kërkuar ndjesë njëra-tjetrës! Dhe si duket ajo që tha Dafina është shumë e vërtetë, madje ato tani edhe e përkrahin njëra-tjetrën. Por, jo vetëm kaq!
Disa ditë më parë u raportua se dy artistet do vijnë me një super bashkëpunim. Ndërkohë, “Prive” ka zbardhur së fundmi detaje rreth kësaj këngë që mezi po e presim.
Raportohet se kënga do publikohet në verë e 2021 dhe ka qenë Dafina ajo që e ka bërë ftesën për këtë projekt që premton shumë për stinën e nxehtë të 2021.
Kënga në studio është regjistruar dhe tashmë ka mbetur vetëm videoklipi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *