• |
ide | kryesore

Intervista / Haruki Murakami tregon botën në pandemi

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Ndonëse së shpejti do të bëhet 72 vjeç, romancieri japonez më i lexuar në botë, Haruki Murakami, po ndryshon përsëri. Ne e njohnim si një meloman, diskret dhe të vetmuar, por ai po shfaqet si një DJ që bën muzikën e vet të preferuar një një emision në radio.

Ai tregohet më bashkëbisedues, më pak modest, për lumturinë e madhe të “harukistëve”, tifozëve të tij të pakushtëzuar, që zbërthejnë në detaje letërsinë dhe çdo fjalë që ai deklaron në media.

Ai që ngurronte deri pak kohë më parë të fliste diçka tjetër, përveçse letërsisë, për të mos ngatërruar mesazhin e veprës së vet, tani është më i drejtpërdrejtë. Kriza e
Covid-19 e ka detyruar të qëndrojë në Japoni, por kjo i ka dhënë mundësinë të mendojë gjithnjë e më shumë si për rendin botëror. si  dhe per atë të fjalëve. Një nga shkrimtarët më të mëdhënj në botë është intervistuar nga Liberation, dhe Lapsi.al ka vendosur ta përkthejë…

Ne ju shohim rrallë, ju dëgjojmë pak. Ju sapo botuat një përmbledhje me tregime të shkurtra në Japoni, por ato u shkruan para fillimit të vitit 2020. Si jeni, si ndiheni këtë vit?

Cdo gje eshte ne rregull. 2020, për mua gjithashtu, është viti i koronës. Vetëm kjo më vjen në mend. Unë jam një romancier, prandaj punoj i vetmuar në shtëpi dhe jeta ime nuk ka shumë ndryshim, por atmosfera rreth meje është shumë e ndryshme. Unë mundem ta ndiej fizikisht këtë, por kjo nuk ma bëri punën më e komplikuar. Përkundrazi.  Megjithatë e kuptoj se është shumë e vështirë për njerëzit që papritmas u detyruan të jetonin vetëm. Une jam mësuar me këtë dhe prandaj nuk e kam të dhimbshme.

Kjo pandemi ishte e papritur, ajo shkatërroi jetën e planetit, si e analizoni këtë periudhë?
Për mendimin tim, unë nuk konsideroj që pandemia e koronës u shfaq kështu papritmas nga asgjëja. Kjo situatë përfshihet në vargun e një sërë dryshimesh të ndodhura kohët e fundit. Ajo po troket pas revolucionit të internetit dhe mediave, globalizmit apo edhe populizmit. Prandaj mos mendoni se ky koronavirus duhet të trajtohet si një fenomen i veçantë.

Ju po doni të thoni se është i lidhur me një situatë globale, politike, sociale, ekonomike? Konteksti aktual, me lëvizjen e shpejtë të njerëzve dhe informacionit, me përhapjen e ideologjive nacionaliste, daljen në skenë të drejtuesve populistë, a ishte më i favorshëm për përhapjen e këtij virusi?

Po. Ky është thelbi, përpara se ta trajtojmë veçmas koronavirusin, mendoj se duhet të pyesim veten se si duhet të përballemi me këtë seri ndryshimesh konjukturale.

Në rastin e Japonisë, qeveria e vendit tonë dhe politikanët morën vendimet bazuar në atë që u shkonte për shtat. Ata dështuan. Eshtë e natyrshme që në tilla rrethana të panjohura edhe mund të gabosh. Nëse ata do të kishin pranuar ti njihnin gafat e tyre atë, qytetarët do ta kuptonin këtë. Psh, residenti Amerikan Donald Trump udhëhiqet nga mënyra e tij e të menduarit. Njerezit e kanë të lehtë ta kuptojnë atë. Dhe prandaj ata ose pajtohen me të dhe me të vërtetë e mbështesin, ose nuk janë dakord dhe e refuzojnë atë.

Ndërsa që për qytetarët, sistemi ynë është shumë i vështirë për tu kuptuar. Une mendoj se roli i studiuesve dhe shkencëtarëve është të ndërhynë dhe ti kundërshtojnë mendimet e  politikanëve, për tu thënë pse nuk duhet të shkojmë në një drejtim të caktuar.

Me sa kuptoj, zgjidhja e kësaj krize shëndetësore nuk varet vetëm nga shkenca. Por si e shihni ju shkencën përgjithësisht?

Unë nuk di shumë për shkencën, por shpresoj vërtet që letërsia dhe shkenca mund të ecin përpara së bashku. Tani jetojmë në një rend të caktuar botëror, mendoj se ky rend nuk është i përjetshëm por i përkohshëm. Nuk e di kur do të prishet ai. Coronavirusi, për shembull, mund ta trondisë atë. Kur rendi aktual te shembet dhe të zëvedësohet nga një i ri, qoftë dhe i përkohshëm, letërsia e vetme nuk do të mjaftojë. As shkenca e vetme. E them përsëri, unë nuk e di shumë për shkencën, por shpresoj se ne mund të punojmë mirë së bashku.

Për çfarë shqetësoheni veçanërisht në shoqërinë e sotme?

Jo vetëm në Japoni, por në mbarë botën rrjetet sociale kanë marrë një hov të madh dhe bahkë me to po zhvillohet kudo dhe një gjuhë që nuk është më e imja. Me
fraza si ato të rrjeteve sociale dhe me një mënyrë komunikimi që më shqetëson. Kjo nuk është gjuha në të cilën unë shkruaj tregime. Natyrisht unë nuk pretendoj ta luftoj dhe ta mund këtë fenomen, por mendoj se kam përgjegjësi të tregoj se ekziston mundësia e një të shkruari të ndryshëm dhe më të fortë. Unë me të vërtetë e ndjej atë.

Ju mendoni se gjuha po varfërohet, se debati po reduktohet?

Po dhe ne nuk argumentojmë më.  Prej kohësh, kur dikujt i bëhet një kritikë, ai kundëpërgjigjet me një tjetër kritikë. Une mendoj se kjo është me të vërtetë një sjellje e turpshme. Kryeministri Japonez sillet po kështu. Dhe kjo nuk më përlqen, është e kundërta e asaj që dua të bëj. Ne nuk mund të jemi të kënaqur thjeshtë duke replikuar. Ne duhet të  shfaqim atë që mendojmë dhe që mbajmë brenda vetes. Atë që përfaqësojmë. Kjo është esenciale në çdo lloj bote edhe në këtë që është përfshirë nga Korona.

Si do ta përkufizonit lirinë e shprehjes?
Liria e shprehjes është para së gjithash fuqia që ka çdokush për të thënë atë që dëshiron pa u përmbajtur, dhe nëse ndonjëherë ai gabon, shoqëria duhet ta pranojë dhe falë. Këto janë për mendimin tim dy komponentët e kësaj lirie. Sidoqoftë, për shkak të rrjeteve sociale ka ndodhur një kufizim. Shumëkush e ka mësuar se mjafton një mendim apo një frazë për të ndezur internetin. Unë mendoj se shumë njerëz jetojnë me këtë rrezik dhe kjo i vetëçensuron. Unë jam i lirë të them ate qe dua, nuk jam fare në mediat sociale, kështu që nëse aty ndizet zjarri, nuk e kuptoj fare. Prandaj jami i qetë (buzeqesh).

Në këtë periudhë, librat, në veçanti romanet, a jane me te rendesishme?

Të gjitha artet janë të nevojshme në këto kohë. Por është mrekulli të lexosh nëse e ke kohë. Ajo që është e rëndësishme, në këtë kohë kur lajmet flasin vetëm për koronën, është të lexosh histori, histori të thella. Unë mendoj se të gjithë janë atë mërzitur me këtë gjendje dhe dëshirojnë një botë tjetër, një botë më të thellë. Prandaj kthimi tek artet është i nevojshëm.

A do të ketë kjo krizë shëndetësore ndikim në përmbajtjen e romaneve tuaja të ardhshme?
Këtë nuk do jem në gjendje ta di deri sa të përfundoj veprën e ardhshme. Le të imagjinojmë se po shkruaj një roman, që më pas do e rilexoja. Vetëm në këtë pikë do të arrija të kuptoja se sa influencuar ka qenë ajo që kam shkruar gjatë koronës.

Ka dy mënyra se si kjo mund të shpërfaqet: ose drejtpërdrejt, në mënyrë materiale, faktike, ose përmes një paragjykimi metaforik apo simbolik. Tani për tani mendoj se do të shfaqet në një formë tjetër, pra jo përmes një përshkrimi i drejtpërdrejtë dhe konkret, por një formë më imagjinative. Kjo ka të bëjë me një proces që ndodh natyrshëm, nuk zgjidhet. Ai kërkon kohë. Ndjenja zhytet brenda vetëdijes dhe shkrihet në të para se të dalë në një formë tjetër. Në një farë mënyre mendoj se kjo i ndodh vetëm romancierëve, atyre që shkruajnë histori. Kjo zhytje në thellësitë e vetëdijes dhe pastaj mënyra e rishfaqjes, është shumë e rëndësishme për mua.

Asnjë udhëtim jashtë shtetit, apo jo?

Ishte e pamundur këtë vit.

Ju keni jetuar jashtë arkipelagut japonez për një kohë të gjatë, dhe megjithatë shumica e romaneve tuaja janë të vendosura në Japoni …
Në të vërtetë, nuk e di pse.  Mund të kisha shkruar më shumë për të huajt. Por në në fakt, sa më shumë që dal jashtë arkipelagut, aq më shumë unë ndihem shkrimtar nga Japonia. Ndonjëherë ndjehem keq këtu, mërzitem dhe dua të largohem të shkoj jashtë vendit. Por kur jam atje dhe jetoj atje, kuptoj që unë jam kryesisht një romancier japonez. Mënyra se si njerëzit jetojnë në Japoni bëhet e domosdoshme për mua. Për këtë arsye mendoj se shkruaj romane ngjarjet e të cilave janë të vendosura në Japoni.

Muzika ?
Thelbësore. Një gjuhë  që mbetet universale.

Ju jeni një dashamirës i muzikës por gjithashtu një fanatik i radios, si drejtues në Tokyo FM me Miyu Sakamoto, vajzën e kompozitori Ryuichi Sakamoto. Kjo duhej të ndodhte vetëm një herë, por tani është bërë e zakonshme. Kur shijon radion, kthehesh gjithmonë tek ajo?

Kur isha fëmijë u rrita duke dëgjuar muzikë në radio dhe ndiqja programe si hit parade të gjithë kohën. Por vitet e fundit në vend që të dëgjoj, unë bëj vetë. Me të vërtetë më duket shumë interesante si media, radioja. Dhe më pëlqen.

Një mesazh i fundit?
Shkoni te radio drejtpërdrejt për ditën e Shën Valentinit (Një program special nga Tokyo FM, organizuar nga Murakami Live do të transmetohet në internet jashtë vendit në 14 Shkurt. Ai gjithashtu do të jetë drejtues i programit gjate natës së Vitit të Ri në Tokyo FM)

Burimi Liberation/ Prgatiti Lapsi.al



3 Comments

  1. Ose ky eshte perkthim varikars i Bushatit, ose Murakami ka qene nen efektin e kepurdhave, ose po plaket keq dhe nuk ka asgje per t’i thene aktualitetit. Per nje arsye apo tjeter e pata shmang Murakamin, por pas kesaj interviste te tymosur besoj se kam bere mire qe i kam kursyer ato relativisht shume leke qe kushtojne librat e tij.

    1. Pse kaq “bitter”? Po të lexosh mes rreshtave, do të gjesh disa këshilla me shumë vlerë, edhe pse janë pak. Nuk besoj se mund të thoshte më shumë, sepse është ende herët për të vlerësuar pasojat dhe ndryshimet që ato do të sjellin. Ndryshimi që do të sjellë situata e virusit nuk ka filluar ende mirë. Përkthimi skandaloz. ??‍♀️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *