• |
ide | kryesore

Këshilltari i Ramës Alastair Campbell, boton një libër ku flet për depresionin e tij

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Të gjithë e njohin si njeriun që mbante marrëdhëniet me mediat britanike kur Tony Blair ishte kryeministër. Këtu tek ne, emri i tij përmendet si këshilltar i kryeministrit Rama, që shkruan “pa pagesë” pro tij në mediat ndërkombëtare. Në një shkrim të fundit, Alastair Campbell e krahasonte menaxhimin e pandemisë Covid 19 në Britani dhe në Shqipëri dhe e vizatonte kryeministrin tonë si më të suksesshëm se Boris Johnson, për masat që ka marrë dhe vdekjet që ka shmangur.

Por Alastair Campbell, i cili e ka përfshirë Ramën më parë në një libër me titullin “Winners”, tashmë ka botuar një të dytë “Living Better. Hoë i Learned to Survive Depression”, ku ai shpjegon se si ka arritur te jetojë më mirë duke i mbijetuar depresionit të tij të vazhdueshëm.

Gazeta franceze Liberation i ka bërë një portret këtij skocezi, me dy vëllezër të vetëvrarë, që e urren kryeministrin aktual Johnson dhe që deklaron pa droje se “i vjen turp që është britanik” në kohën e Bexit.

Living Better: How I Learned to Survive Depression: Amazon.co.uk: Campbell, Alastair: 9781529331820: Books Tony Blair to Alastair Campbell: 'I'm still basically optimistic' | British GQ

Lart kopertina e librit, poshte Toni Blair dhe Campbell

“Depresioni e ka shoqëruar për dekada, dhe ai e pranon se njeriu që është sot është ndërtuar bashkë me të, jo kundër kësaj sëmundje. Në librin e tij, ai rrëfen për luftën e ashpër për ta kontrolluar atë, jo për ta eleminuar. Kur hap sytë në agim, ai e di nëse depresioni është aty, duke fjetur dhe i qetë, apo vigjilent dhe i gatshëm ta gëlltisë të tërin. Ai madje e sheh atë, si një re gri të errët. “Eshtë “rreth pesëfishi i madhësisë së një topi regbie”, kështu e përshkruan Liberation rrëfimin e Cambell.

Libri i tij është një ndërthurje e autobiografisë me një manual utilitar psikologjie. Alastair Campbell tregon se një ditë pas humbjes së jetës të një miku të tij të shtrenjtë, ai e pyeti psikologun e vet: se cili është qëllimi i jetës? “Qëllimi i një jetë është që ajo të jetohet” ia pati kthyer ai. Këshilltari aktual i Ramës i ka terguar Liberation edhe momentet e tij më të vështira depresive.

Lexo me tej:

Campbell, këshilltari britanik i Ramës qëllon me grusht dhe pështyn një të moshuar

“Alastair Campbell u zhyt për herë të parë në një krizë depresive të thellë në 1986. Episodi ishte shumë publik dhe shumë i dhunshëm. Halucinacione, arrestim, ai u shtrua në spital. Shpjegimi i tij për episodin ishte “shumë alkool dhe shumë punë”. Ai e la alkoolin fare, që atëherë nuk e ka prekur kurrë më një gotë të vetme. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Do të duheshin njëzet vjet që ai ta shikonte depresionin e tij në sy. Në ndërkohë, koha rridhte çmendurisht. Toni Blair do të fitonte zgjedhjet dhe do të bëhej kryeministër për herë të parë, në 1997. Pastaj do të vijonin edhe dy mandate të tjerë. Një ritëm i pabesueshëm pune. Dhe një fund i palavdishëm: lufta në Irak, e cila do të vuloste fundin e Blairizmit dhe do ta prekte fort Alistar Campbellin, që u largua nga Doëning Street më 2005. Me Fionën, bashkëshorten e tij ata po ecin në një park. “Aty fillova të godas veten fort në fytyrë, nuk mund të ndalesha më”.

Le Monde i bën një portret këshilltarit të Ramës për imazhin: Kush është Alistair Campbell

Alastair Campbell i cili publikisht thotë në mënyrë evazive se puna më Ramën nuk e ka bërë shumë më të pasur, por e ka pasuruar politikisht dhe mendërisht, e ka prekur edhe më herët në një shkrim për Shqipërinë, në verën e 2017 problemin e tij me depresionin.

“Si një studiues i shëndetit mendor, një prej përvojave të para shokuese në Shqipëri ishte të shihja Sali Berishën teksa i ngulte sytë kamerës që mbulonte fjalimin e tij në Parlament, një fjalim në të cilin ai drejtohej drejpërsëdrejti nënës së Ramës, të cilën e pyeste se kur do të pranonte që djali i saj ishte diagnostikuar si skizofren paranojak? Ajo e hodhi në gjyq, por gjykata (ato janë veçanërisht të korruptuara, ndonëse Rama ka vendosur reformën gjyqësore në zemër të axhendës së tij) vendosi se politikanëve u lejohet të thonë çfarë të duan rreth njëri-tjetrit”(lexoje ketu).

burimi: Liberation/©Lapsi.al 



15 Comments

  1. Ska faj Ramazoni gjate qe ju qu kazan.

    Kaloi 28 Nentori dhe asnje artikull per pavaresine. ASNJE. Vetem histori Babale per Olta Xhaxhken ne helikopter, dhe per Ramazonin skizofren…..

    Bushatin, Lubonjen, Shkullakun, Rakipin, i ka bo Rama me hije. Zorraxjinj pabuksa qe anal izojne studiove dhe sdurojne dot kur ish shoku, aktualisht ben dicka ne vend te anal izave.

  2. Po piskopati zgjedh psikopatin po ky leshkua yne i ka bere te gjithe sufllaqexhinjte rrota ka..vetem dine qe ta marrin ne goje mundesisht te rruajtur ,dhe sdin per pune tjeter.

  3. Psikopat per psikopat, e paskan fjetur mire njeri-tjetrin.
    Po ky skocezi, a ka femije bastard?

  4. Ahahahaha…ate depresion ja paska injektu me keshilla ky Allastarja ketij Ramuthit qe eshte pa ate ishte psiko e kaluar psikos.

  5. Ju kujtohet kur lujten njiher basketboll
    politikanet Rama basha etj .

    Mbasi mbarun ndeshjen e hyjne ne dush ,
    natyrishte dushe te hapura per sportiste ,
    Basha i afrohet Ramos duke ja ngul syt
    ke ai qe i varej Ramos dhe duke qeshur ter zili pyet :

    Hej Rame ,
    c’e ke ate Zorre qe te varet si ato te Zjarfikses ?
    Eshte i vertet ?
    Pa silikon ?

    Rama qe mezi mban te qeshurin i thote ;
    Ku te shkojne syt mor Hollandes .

    Nqs do me u siguru , kape njiher me dor !
    Te bindesh .

    Basha i skuq deri ne maje te vesheve i thote ngadal.
    Qejf kisha ta provoja ,
    por jo ktu .
    Kurdis nos pritje ne Kabinet ,se e kam peng ate vendin

  6. Vetem nje idiot si Rama mund te perballet me nje idot tjeter Berish,keshtu i do poplli shqiptar.

  7. Kete budallane ke per keshilla. Iha. Po ky e ka menjen se mos i iken menja + eshte edhe anglez. Se keta anglezet bejne si budallenj por ta kane futur. Kontrolloi njehere marmiden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *