• |
ide | kryesore

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Arkiva, Kryesore, Lajme



Fotot e dhimshme dhe filmimet e tmershme të shembjes së Tetarit Kombëtar kanë zënë hapsirat dhe vendet kryesore te mediave më të mëdha botërore. Le Monde dhe Liberation në Francë. La Repubblica dhe Il Fatto Quotidiano në Itali. Der Standart në Austri. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në Gjermani. Krahas shumë personaliteteve të politikës dhe kulturës botërore, këto ikona të shtypit të lirë kanë fshikkulluar atë që Lë Monde e quante sot si një “akt barbar”. Në shumicën e tyre është analizuar ajo që Edi Rama e quan “balta e eksportuar”: pra qasja diktatoriale për ti ndryshuar pamjen qytetit, aferat korruptive, tendencat e një rregjimi autokratik, që një ditë fundjave, në 04 30 të mëngjesit, në kushtet e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme vendosi të ngrejë fadromat mbi një monument të historisë sonë. Lapsi.al po sjell këtu artikujt analitikë dhe fotot më të spikatuara që u botuan në mediat më të njohura të kryeqyteteve perendimore…

Një hapsirë për të ndërtuar kulla

Cenzio Di Zanni në La Repubblica shkruan: Teatri Kombëtar i Tiranës nuk ekziston më: ​​fadromat e inspektoratit për mbrojtjen e territorit të dërguar nga Kryeministri socialist, Edi Rama, kanë fshirë nga zemra e qytetit godinën e ndërtuar në fund të viteve 1930 nga arkitekti italian Giulio Bertè (i njëjti që nënshkroi projektin për Ponte Flaminio në Romë). Një sulm në agim të dielën 17 maj, ndërsa dhjetëra qytetarë të mbledhur në Aleancën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ishin në ndërtesë, disa hapa nga sheshi Skënderbej…Akuza është se sipërfaqja prej mbi pesë mijë metrash katrorë, e cila i kaloi Bashkisë me një dispozitë të qeverisë Rama në 8 maj, do shëndohet në hapësirë ​​për të ndërtuar kulla, përveç një teatri më modern.

La Repubblica: Shembja e teatrit “gjest i turpshëm dhe i keq”

Akt barbar i njeriut “që do të ridizenjojë një kryeqytet të tërë sipas shijeve të tij”

e mbyll shkrimin e tij me dëshirën e Edi ramës për ti dhënë Tiranës fytyrën që do vetë. Ai bën antitezën mes artistit dhe shkatërruesit. “Edi Rama nuk le rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shëndrrishme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjec, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

Le Monde e quan shembjen e teatrit “akt barbar”, vë Anri Salën kundër Adrian Pacit

Rama ka zhgënjyer edhe votuesit që e besuan

Gazeta franceze Liberation e qendrës së majtë i ka kushtjar një reportazh të gjatë shkatërrimit të Teatrit Kombëtar. Pasi jep zërat dhe dëshmitë e atyre që rrezistuan ajo i bën një përshkrim edhe njeriut që mori vendimin për këtë: kryeministrit Rama.

Gazetari Luis Seiller shkruan:”Përtej lidhjes sentimentale ose vlerës arkitektonike të ndërtesës, shumë demonstrues erdhën për të shprehur shqetësimet e tyre për politikat e kryeministrit socialist, Edi Rama. Vështirë sot të imagjinosh që ky artist dhe politikan ngjalli shpresat e të rinjve kur u zgjodh kryeministër i vendit në vitin 2013. Premtimet për të luftuar korrupsionin dhe pabarazinë nuk u mbajtën, dhe qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit. Reforma e pafund e sistemit të drejtësisë, e kërkuar nga Bashkimi Evropian, nuk frymëzon më besim tek qytetarët.

Zgjedhjet e fundit lokale Partia Socialiste garoi e vetme në shumicën e zonave, pa kundërshtim. ka edhe më keq, ky politikan pro-evropian i afërt me presidentin turk Erdogan është akuzuar se u shërben interesave të “oligarkëve” të industrisë së ndërtimit dhe për zhytjen në autoritarizëm. Ndërsa Shqipëria nuk regjistron as 1.000 raste të Covid-19, Kryeministri ka vendosur ligje veçanërisht drakoniane, ku kërkohet lejea e policisë për të bërë pazar. Në fundjavën e shkatërrimit të teatrit, trafiku i makinave ishte i ndaluar në Tiranë”.

Francezja Liberation për prishjen e teatrit: Rama akuzohet si autoritarist që i shërben oligarkëve. Zhgënjeu shpresat e 2013

Një boomerang për Edi Ramën

Në një shkrim të gjatë italiania “Il Fatto Quotidiano” shkruar nga Tiziana Colluto përmend një shembje që erdhi pas 2 viteve të gjatë të mbushur me protesta që sipas saj “nuk mund të anulohen brenda disa minutash, por ato zënë rrënjë”.

“Monument kulture mbrohet nga populli”: për 27 muaj ai rezistoi, si një “monument kulture i mbrojtur nga populli”, por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës u shemb nga goditjet e buldozerëve. Shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve 1930 duhet t’i lërë vendin një strukture mega-futuriste, pas së cilës ekzistojnë dyshime të forta për spekulime ndërtimi. Ai që ishte pushtimi më i gjatë për mbrojtjen e një të mire publike në tokën shqiptare, e nxitur jo nga opozita politike, por nga opozita qytetare, rrezikon sido qoftë të kthehet në një bumerang për kryeministrin Edi Rama”.

“Il Fatto Quotidiano”: Shembja e Teatrit, pse heshtin autoritetet italiane


 Dyshimet për korrupsion 

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: “Disa muaj më parë, ata donin t’i “dhuronin” një investitori 8 mijë metra katror ku është vendosur teatri. Në këmbim, ai do të ndërtonte një teatër të ri, dukshëm më të vogël, përveç kësaj parashikoheshin ndërtesa të larta dhe një qendër tregtare. Por marrëveshja bie era korrupsion. Ajo pengohej nga protesta e mbrojtësve të teatrit. Kryeministri Rama, nga ana tjetër, e quajti mbështetjen e opozitës si një papërgjegjshmëri në kohën e ‘luftës’ kundër pandemisë. Pretendimi se qeveria po përdor kufizimet e rrepta të lëvizjes për të krijuar fakte në rastin e Teatrit Kombëtar, duket se është i vërtetë”.

 “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Shembja e Teatrit bie era korrupsion

 Rama si Vuçiçi
Gazeta Der Standart  në një shkrim të Adelheid ëoelfl vë theksin tek paralelizmi i Ramës me Vuçiçin. Ajo shkruan:Në fakt, rasti i aksionit te Teatri Kombëtar ngjason fuqishëm me veprimet e ndërmarra nga autoritetet serbe, të cilat në prill të vitit 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në lagjen historike Savamala në Beograd. ‘Njeriu i fortë’ i Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiç dhe ‘njeriu i fortë’ i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkëqinj në rajon për sjelljen e tyre autokratike edhe në fusha të tjera. Dhe sigurisht që Rama e dinte se gjatë pandemisë, kur zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata dhe për këtë arsye është më e lehtë të zbatonte vullnetin e tij”.

 Lexo ketu poshte:

Der Standard/ Shembja e teatrit, grusht shteti në kohën e koronavirusit

 

 

A protester gestures in front of the police cordon in Tirana, Sunday, May 17, 2020, during the demolition of the country's National Theater building. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Police guard during the demolition of the national theater building in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)

Protesters holding the Albanian flag shout slogans during the demolition of the national theater building as police block them in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)
Protesters gather during the demolition of the national theater building as police block them in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)

Protesters shout slogans during the demolition of the national theater building in Tirana, Sunday, May 17, 2020. The government's decision to destroy the old National Theater, built by Italians when they occupied Albania during World War II, was opposed by artists and others who wanted it renovated instead. (AP Photo/Gent Onuzi)



27 Comments

  1. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale

    1. uuuuuu ”’ Gjithë shtypi botëror”” .
      Qenka serjoze puna ! I GJITHE SHTYPI BOTEROR po merren me teatrin tone.

  2. Kur i mungon cipa, karakteri ndergjegja, ketij bastard pushtetari hibrid rilindas, nuk i ben pershtypie as artikujt e rendesishem, e as thirrjet e intelektualeve, e artisteve si nga vendi, edhe nga bota. Pra, nje njeri me ndjenja kafsherore, rastesisht eshte ne krye te nje pushtetime njrez te mashtruar prane tije, por qe akoma rrijne me sttusin e tije nudo te Parisit, apo me dhunen ndaj grave, e po tia kujtosh edhe akuzen ndaj ish babait per incest, , e pa ia kujtuar tere hajnine pushtetare qe ka kaluar e po kalon,, dhe ne genjejme veten me kesi monstrashkodoshe te isheve kriminele. Edhe ky nuk ka kujt i ngjane, e andaj u rregjistrua ;;rilindje;; me qellim rilindjen e bijeve e isheve qe ky kodosh i ka rrjeshtuar ne sektoret qeveritare kudo. Nga ky i semure psiqikirendent, mos mbani shprese se ndjek normat, e ligjet demokratike, kurre, ky eshte vetem nje mafioz, bandit, kriminel hajdut i lindur e i pa ndryshueshem, andaj qe e ka plotesuar dajakun popullor, e ka plotesuar.

  3. hahahaha vazhdoni qani per teatrin mer kelysh te Sali Shpellarit..Kujt i plasi bytha per nje barake tallashi?

    1. O qelbanik, o kok-tallash, normal qe nje koke tallash do e quaje ate godine “barake tallashi” . Beji hije tokes o frymor rilindas beji. Per sojin tend godina quhen ato te tipit “pallati me shigjeta” vetem. Ishalla ska shume trapa si puna jote ky vend se athere po qe eshte problem.

    2. Që nuk njeh asnjë gjuhë të huaj veç dialektit shqip të skafistëve të drogës, për këtë nuk ta ka fajin askush veç vetes.
      Ja po e zemë se të gjitha fajet që Shqipëria pati për Teatër kombëtar një “barakë tallazhi”, i paska pasur sipas teje “Sali Shpellari”, por në këtë shkrim që pasqyron reagimin e mediave më prestigjiuze të Europës, të majta e të djathta, të zuri syri o dykëmbësh i robotizuar që mediat europiane të flasin për shpellat e Saliut apo shpellat e Edvinit ?
      Në të gjitha mediat më të mëdha europiane , cilido që di shqip se këtu nuk janë dhënë as italisht, as gjermanisht e as anglisht por të përkthyera në shqip, dënohet me forcë shkatërimi i një objekti të historisë kombëtare të kulturës, jo vetëm shqiptare, por edhe europiane.
      Ti fundërinë që paske kaq shumë njohuri për shpellat e “shpellarët”, a ka mundësi të na përshkruash ndonjë shpellë në Tropojë ku ka lindur Berisha ?
      Ka shpella në gjithë Shqipërinë, por të banuara nga njerëz , dëshmitë më të freskëta i kemi për shpellat e Karaburunit, që para shumë shekujsh vizitoheshin nga piratët hajdutë të detit e në kohët e fundit nga trafikantët e drogës që fshihnin aty dengjet me tonelata të kanabisit të destinuara për ti shitur në Itali.
      Jo më për doktor Berishën që nuk ka asnjë fakt që të ketë përdorur vetë apo të jetë marë me trafikun e drogës, por nuk ka asnjë ministër të qeverisë së tij që të jetë përzjerë me bandat e trafikut të drogës.
      Nuk mund ta akuzoj Edvin Ramën se është vetë përdorues droge përderisa nuk ka asnjë fakt të publikuar, ama duke u nisur nga mënyra e komunikimit të tij publik, nga gjestet e pakontrolluara e mënyra prej karagjozi siç flet ai, kam të drejtën që të dyshoj se në mos nuk është përdorues droge, ka në sjelljet e tij diçka që mund të shpjegohet vetëm nga mjekësia psiqiatrike.
      Ndërkaq kur qeveria e tij përmendet si një qeveri e korruptuar, nuk është këtu fjala vetëm për marrëzinë kriminale të shkatërimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, por edhe për shkaqet që e çuan në këtë marrëzi.
      E kush mund të na e mbushë mëndjen që ndonjë biznesmen ndërtimi shqiptar i lidhur me këtë qeveri mafioze, qenka kaq bujar e të dhurojë dhjetra miliona euro për të ndërtuar një teatër të ri “modern” ?
      Këtë mashtrim flagrant mund ta hanë vetëm njerëzit me trurin e shpëlarë, ose e mbështesin vetëm mafiozët që për para shesin edhe fëmijtë e tyre.

  4. Ta haje dreqi kete pune!
    Ndertuam 45 vjet Shqiperi socialiste fanar ndricues ne bote dhe me gjithe shtypin e huaj kunder
    Tani vetem 7 vjet nga Rilindja e ‘Shqiperise qe duam’ dhe prap me gjithe shtypin e huaj kunder xhanem?

    1. o mik po ai shefi juaj e quajti ushington postin leter bythe,ndersa ju akoma me johonat e kongresit te shtate te ppsh-s

  5. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale,dhe baraket e romeve te Lumi ishin me te fort se teatri o te pjerdhur

  6. Shkruajne ,dhe shkruajne te gjitha gazetat e huaja por nje gje duhet te dini-;Nuk do t’ja dije Haleja nga Pordhet -thote nje fjale e urte popullore.Keshtu ndodh dhe me -psiko-skizofrenin.

  7. Shkrimet ne gazetat e huaja jane nje kembane alarmi dhe nje thirrje per te gjithe delet e Albanistanit qe duhet te cohen dhe te vrasin friken. O sot o kurre

  8. O Muti i Meros edhe ti ke filluar te komentosh me shume emra si Stalini? Apo pagesen jashte orarit nuk ta japin me emrin tend per efekt taksash.

  9. lapsi kjo eshte shenje dobesie. kujtoni ju se gazetat e huaja qe mbushin faqet me cti dali para ndryshon gje? o miope

  10. Jo mor se nuk eshte i gjithe shtypi boteror kunder prishjes Teatrit. Ja, eshte gazeta TemA e atij qerosit qe ngjet si Fevziu (nuk po me kujtohet emri) PRO prishjes e prishjeve te Rames…

  11. Dua t’u tregoj një fakt interesant që unë e mësova rastësisht nga një i afërm në Stamboll, mik dhe bashkëpronar i spitalit ku Nano bënte operacionet estetike të rinimit të tij. Në mos gaboj, ka qenë viti 2004. Në bisedë e sipër ai më thotë, “në spitalin tim ku ndodhet Nano, erdhi edhe Berisha dhe qëndruan gjatë me njëri-tjetrin”.

    Nuk është e mundur, thashë.

    Por në mbrëmje, në lajmet e televizioneve turke pashë që Berisha ndodhej në Turqi me ftesën e Mesut Yilmaz për inaugurimin e një centrali në Gebze të Turqisë, financimi i një firme me emrin ENKA. Duke ditur lidhjet e Berishës me këtë firmë italiane dhe me ortakun e saj turk Sharik Tara, kuptova që edhe ky takim i Nanos me Berishën ishte bërë.

    Unë sot jam i bindur që “armiqësia” e Nanos me Berishën ka qenë vetëm në pjesën e dukshme, ndërsa në prapaskenë ka patur një aleancë të djallit mes tyre. Sic jam i bindur që fijet e saj i luanin si të donin duar që nuk ia kanë dashur kurrë të mirën Shqipërisë. Këtë e kam thënë disa herë dhe i qëndroj fort.Edhe atehere shtypi boteror mbushi faqet e mediave por salihu u zgjodh president per here te dyte dhe plasen firmat piramidale me parate e pastra te salihut plot 2miliard vodhi salihu me shoke

    1. O zot sa ndyrë e sa primitivisht i sajoni gënjeshtrat ju kursantët e Lal Plehut e EDramës.
      Berisha në vitin 2004 që ishte në fushatë elektorale në opozitë me PS, paskej vajtur në një spital në Turqi, për të takuar Nanon kryeministër që po bënte një operacion plastik përt tu rinuar, e këtë “lajm” e paske marë nga një person imagjinar që e paska parë këtë skenë imagjinare.
      Cilido që i ka trutë normal, do të bënte pyetjen :
      Po çne të shkojë Berisha në Turqi, që kishte 8 vite në opozitë me PS që të takojë Nanon kryeministër në një spital e aq më tepër të bëjë ai punën e kryeministrit që të marë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marëveshje me një biznes të madh turk ?
      Gënjeshtra e dytë, është akoma më e trashë.
      Sipas teje Berisha pasi u zgjodh për herë të dytë president, vodhi me firmat piramidale që i krijoi dy miliard ?????????
      Që Berisha bëri vërtetë gabim të madh që i trajtoi firmat piramidale si një zanafillë të krijimit të bankave të para private, kjo është e vërtetë dhe e ka pranuar vetë publikisht.
      Por që Berisha krijoi firmat piramidale pasi u rizgjodh president, e futi në xhep 2 miliard dollarë, kjo është një gënjeshtër e ndyrë flagrante.
      Nëse do të analizohen të gjithë ata që i krijuan firmat piramidale, për çudi na dalin që të gjithë oficerë e nënoficerë të ish ministrive të mbrendëshme e të mbrojtjes të kohës së diktaturës enveriste.
      Po a mund të besojë kush që kardiokirurgu i shquar Berisha, paskej pasu lidhje me këto dy ministri të kohës së Enverit ?
      Për fat të keq e kuptoi me vonesë Berisha se këto firma ishin sajuar nga ish sigurimi famëkeq, për të diskretituar sistemin e ri demokratik kapitalist.
      Jo pasi u rizgjodh president, siç gënjen ti, por disa muaj përpara, i bllokoi nëpër banka paratë e firmave piramidale, me premtimin që çfarë kishte ngelur, ti kthehej shqiptarëve të mashtruar e bile pat filluar ky operacion financiar.
      Socialistët që nuk ishin ndjerë fare për mashtrimin me firmat piramidale, pasi në fakt ishin vetë ata krijuesit e tyre, pikërisht në kohën kur qeveria demokratike filloi shpërndarjen e parave, u kujtuan të ngrinin gjithë Jugun e Shqipërisë, në një revolucion revanshist komunist me parullën e gënjeshtërt “duam paratë tona” e me deklaratën e Nanos se unë do ti kthej shqiptarëve çdo qindarkë “të vjedhur nga Saliu”
      Jo më që nuk kthyen soc-komunistët asnjë qindarkë, por edhe financierët e firmave piramidale i emruan në poste qeveritare.

  12. Anonimi i ores 09:22 ka kopjuar si gjithmone rracionin e bajges se gazetes se Mender Bazes nen titull gjoja interviste me Izet Haxhine. Dhe e kopjon duke e vene ne veten e pare rrenen, pra sikur e ka perjetu vete. Kerko pra te tjetersohet ne Haxhi Izet e behet me teper budall e qesharak akoma.

  13. O stalin e gjithe bota fajsoje salih karaxhic berishen per firmat piramidale dhe vjedhjen qe ai i beri parave te pastra te popullit,salihut te kohes ju shperbe shteti per dy muaj me dashjen e tij Ai salih beri qe 18 shtete sollen fuqi ushtarake per te ruajtur mos degratimin e me tejshem te shtetit ky eshte salihu qe ti kerkon ta mbrosh,ai e pranoje por mbas 15 vjeteve o rroteKari dhe ti e hengre sapunin per djathe dhe vazhdon ta hashe akoma o shpellkari salihut

  14. Qelbistani do te behet Albani kur njerezit te duan njeri tjetrin, dhe me e pakta te mos ia cajne karin tjetrit dhe mos adhurojnile pushtetet e shkerdhatave. Po nuk e beni dot, ikni e mos u beni barre e rende per njeri tjetrin.

  15. Cila bote more i -mavijosur-?Ju shkerdhatat ,pjella me e poshter e ketij vendi e fajsojne?Ae di ti o super rrote kari qe ne firmat piramidale ishin administratore te tere -morrat e kuq-.Ky ishte skenari i mire pergatitur nga qarqet te ndryshme nga jashte ne bashkepunim me pjellen komuniste qe u rrezua nga pushteti se Saliut i rruanit trapin jo e rrezonit nga pushteti.Me gjithe ate ai pati pergjegjsine kryesore qe i lejoi keto firma .Por ne te gjitha shtetet lindore te Europes firmat piramidale lulezuan..Qeveria Berisha ra me katrahuren qe pergatitet ju pjella e poshter ,dhe u be ajo qe u be ne 1997 -,dhe me te drejte populli u ngrit i revoltuar.Por ama Berisha ardhi perseri ne pushtet pas atyre ngjarjeve te atij viti .Populli perseri e votoi me vone se e pa qeverisjen e hajduteve te -pesedhjerjes-Me e keqja o -babi i Mushkes-eshte ky -psikoskizofreni -me ushtrine e grabitqareve ,krimineleve dhe hajduteve qe e katandisen kete popull ne arrati dhe ne fukarallek te pa pare ,si dhe rikthimin e diktatures ne kete vend .

  16. Qelbesires se ores 18;07. Emer humburit, ose sigurimsit kuqal”””, Si i pa ditur, i pa informuar, si shpifes si ata qe te shtyjne te besh edhe ti idiot nje koment, per ato qe thua, gjoja si te vertea ne komentin leter bythe qe shkruan, duhet te dishe se jane mese te verteta qe firmat piramidale i krijuan ish oficere sigurimi, kaptere te ish rregjimit kodosh, i madh, e qe sot ka kete kodoshin e vogel, rilindje.Kunder rrevolucionin e bene ish oficere te sigurimit e ushtrise, qe drejtoheshin nga falangat e vjetra, te arratisur ne Greqi, e qe benin plane per rrezimin e demokracise ne Shqiperi.Kualicioni i atehereshem kundre Berishes u pregatit nga falangat anti shqiptare ne disa shtete, me tradhwetaret e kryengritesit anti shteteror kuqale te blere brenda vendit. Nese, do qe te dishe me shume, shko pyete kryetarin komunist te parlamentit se sa vizita ka bere ne Greqi per te takuar ushtaraket qe do organizonin pucin e rrevolucionin komunist, por te ndihmuar edhe nga qeveria greke, duke nxjerre ish te burgosur e i solli ne Shqiperi per te permbysur qeverine e asaj kohe, Per kujtese, ne anijet shqiptare u vendosen flamuj Greke, nga kush? Tradhetaret si puna tuaj, qe vazhdoni te beni po te njejten detyre, por me masken e rilindjes se qelbesirave, Ju jeni keni qene e do mbeteni tradhetare te ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *