• |
ide | kryesore

Video/ Milan e mbyll 2020 në vendin e parë: Lazio rikuperon dy gola por dënohet në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Milan ka mposhtur 3-2 Lazion në javën e 14 të Serie A, duke e mbyllur në krye klasifikimin e 2020-ës. Ndeshje intensive e plot përmbysje me kuqezinjtë në avantazh të dy golave që në minutën e 17′ falë goditjes me kokë të Rebic, përpara se Calhanoglu të shënonte më pas me penallti. Luis Alberto e Immobile (pas një penalltie të gabuar) rikthyer ekuilibrin me dy gola në të 27′ e 59′, por Hernandez në kohën shtesë ka shënuar, në zhvillimin e një goditje këndi, golin vendimtar.





Duhet të kënaqet me vendin e dytë Inter, edhe pse deri në fund e pa veten në krye, me Milan që ende nuk kishte fituar ndeshjen me Lazion. Zikaltrit mposhtin 2-1 Veronën e arrijnë suksesin e shtatë radhazi në kampionat. Pas një pjese të parë jashtëzakonisht të ekuilibruar Inter e zhbllokoi ndeshjen në fillim të pjesës së dytë, me një kthesë të Lautaros me asist të Hakimi. Hellas barazoi me Ilic pas një gafe flagrante të Handanovic, por të besuarit e Contes u përgjigjën menjëherë me Skriniar, në zhvillimet e një goditje këndi, që vendosi ndeshjen në favor të skuadrës së Contes.



Roma harron humbjen e shëmtuar me Atalantan e mposht 3-2 Cagliarin. Në Olimpico, Veretout hapi serinë e golave në të 11’, por sardët barazuan me Joao Pedro në të 59′. Në xhiron e gjashtë minutave, verdhekuqtë morën avantazhin e dyfishtë me tap-in të Dzeko (71’) e goditjen me kokë të Mancinit (77’). Sërisht Joao Pedro rihapi sfidën me penallti në të 90’, por është shumë vonë: Fonseca fiton dhe e sheh veten i treti.





ITALY – SERIE A
Hellas Verona 1 – 2 Inter
AC Milan 3 – 2 Lazio
Bologna 2 – 2 Atalanta
Roma 3 – 2 Cagliari
SSC Napoli 1 – 1 Torino
Sampdoria 2 – 3 Sassuolo
Spezia 1 – 2 Genoa
Udinese 0 – 2 Benevento



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *