• |
ide | kryesore

Hyn në fuqi shtetrrethimi, trafik në rrugët e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme kanë hyrë në fuqi kufizimet e reja të lëvizjes që nisën nga ora 20:30 minuta deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Në rrugët e Tiranës është parë trafik i konsiderueshëm edhe pas orës së hyrjes në fuq0i të shtetrrethimit.

Vendimi i Komitetit Teknik i Ekspertëve, do të jetë në fuqi deri më 4 janar. Të gjithë ata persona apo biznese që thyejnë këtë masë kufizuese, do të gjobiten sipas aktit normativ.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve do të shtojë edhe angazhimin e Policisë së Shtetit e cila ka hyrë në shërbim të përforcuar.

Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai policor, ushtarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm.



1 Comment

  1. Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

    Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

    Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

    Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *