• |
ide | kryesore

Mbrojtje shqiptare për Romën: pas Kumbullës, verdhekuqtë kthehen në sulm për Hysaj

-Instant, F1, Sport



Në dritaren e merkatos dimërore Roma premton të jetë një nga skuadrat më aktive. Klubi kryeqytetas duke i dashuruar me futbollistët shqiptar dhe pasi përforcuan radhët me Marash Kumbullën, që ka bindur plotësisht me performancat e tij, janë gati ti shtojnë edhe një tjetër shqiptar prapavijës: bëhet fjalë për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj, interesimi për të cilin i verdhekuqve nuk ka perënduar asnjëherë.

Fronti i nxehtë është gjithnjë i njëjti dhe të con në Napoli, ashtu si verën e kaluar. Dy janë emrat për të cilën menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto është kthyer të punojë: Milik e Hysaj, lojtarë të lirë me parametër zero në qershor për të cilët shoqëria verdhekuqe po provon të lëvizë para të gjithëve. Dy futbollistët kanë refuzuar rinovimin e kontratës së propozuar nga De Laurentiis, por për ti parë të lëvizin nga Napoli me gjashtë muaj avancë duhet oferta e duhur.

Situatat edhe pse të komplikuara janë mjaft të qarta. Mes Romës e Hysajt kontaktet janë vendosur prej kohësh. Përpara përgjigjes negative të Napolit, akordi mes palëve për kalimin e 26 vjecarit tek verdhekuqtë ishte arritur. Në javët e kaluara tentativat e Napolit për të firmosur një rinovim me lojtarin shkuan huq e për këtë lojtari do të lirohet me kosto zero në qershor. Roma do të provojë të ofrojë një shpërblim për shoqërinë napoletane për të marrë kapitenin shqiptar nën urdhërat e Fonsecas, por në këto raste të negociosh me De Laurentiis nuk është e thjeshtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *