• |
ide | kryesore

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Ulet numri i rasteve të reja të prekur nga virusi

-Instant, Lajme, Të fundit



Maqedonia e Veriut ka shënuar një zvogëlim të numrit të rasteve të diagnostikuara me Covid-19 si dhe të numrit të njerëzve që marrin trajtim spitalor. RMV ka regjistruar edhe një numër të madh personash të shëruar, shpesh më shumë se numri i të infektuarve të rinj. Sidoqoftë, përkundër kësaj tendence të qetësimit të lehtë pandemik, pothuajse 20 vdekje regjistrohen çdo ditë. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se MPB-ja ka një plan të veçantë operativ se si të veprojë gjatë pushimeve.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 296 raste të reja me Covid-19. Nga virusi kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa janë shëruar 511 pacientë. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 81 721, numri i pacientëve të shëruar është 59 231, numri i viktimave 2 445, ndërsa numri i rasteve aktive është 20 045.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *