• |
ide | kryesore

Basha në takim me të rinjtë në vështirësi ekonomike për të ndjekur studimet: Ndryshimin e kemi në dorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinjtë që prej pamundësive ekonomike nuk kanë vazhduar studimet e larta apo që hasin vështirësi në ndjekjen e tyre.

Një i ri, Ernest Sulaj ka mundur të studiojë për gjeografi momentalisht, por s’mund ta vijojë nëse nuk punon, dhe për këtë është bërë punëtor në ndërtim.

Ernest Sulaj: Unë quhem Ernest Sulaj. Unë jam student, master viti i dytë, studioj gjeografi, master profesional dhe së shpejti një mësues i së ardhmes. Përveçse punoj në ndërtim, shoh që nuk kam të ardhme.

Lulzim Basha: Ernest, punon në ndërtim?

Ernest Sulaj: Po!

Lulzim Basha: Ditë për ditë?

Ernest Sulaj: Po!

Lulzim Basha: Sa orë në ditë?

Ernest Sulaj: Pa orar, nga ora 7 deri në 5, 6 mbasdite.

Lulzim Basha: Çfarë pune bën?

Ernest Sulaj: Me skela. Punoj në ndërtim, nuk e kam problem, e kam pasion. Por problemi im është sepse unë kam investuar shumë për shkollimin tim, familja ime gjithashtu ka investuar dhe e shoh që pas tre muajsh ku unë duhet të jem praktikant shumë koleg të mi do të marrin një rrogë më të ulët sesa unë marr në ndërtim.”

Gjatë bisedës, kreu i opozitës shpjegoi edhe planin e PD për arsimin, veçanërisht pjesën për pagat e mësuesve. Mësuesit e papaguar, tha Basha janë dëmi më i madh që i bëjmë fëmijëve tanë.

“Pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon. Pagat e mësuesve në Shqipëri nuk kanë pasur rritje në këto vite. Tani pas 7 vitesh premtime të pambajtura, tani që po vjen momenti për ta larguar këtë qeveri me votë, janë kujtuar dhe kanë premtuar rritje rrogash, po rritja e rrogave që kanë premtuar është prapë simbolike krahasuar me atë që nuk kanë bërë për 7 vite me radhë. Në qoftë se ne mësuesit i kemi më të papaguarit në rajon, të parët që dëmtohen janë fëmijët, janë nxënësit, janë studentët dhe natyrisht familjet e tyre. Pra, dëmi që vjen nga mësues të papaguar mirë, është një dëm për të gjithë shoqërinë. Dhe ne këtë e dinim fare mirë kur dyfishuam rrogat e mësuesve. Ju jeni të rinj por në qeverisjen tonë të mëparshme, ne premtuam dyfishimin e pagave të mësuesve. Dhe kur e premtuam shumë njerëz thanë kjo s’bëhet, ky është premtim elektoral. Fakti është që pagat u dyfishuan. Kjo padiskutim pati një impakt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek mësuesit por edhe tek nxënësit, tek studentët dhe tek gjithë familjet shqiptare. Sot sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit. Ky është objektivi i parë sa i përket pagave të mësuesve”, – tha Basha.

Basha iu tregoi të rinjve se rruga e vetme është ndryshimi dhe vendosja e politikës në shërbim të njerëzve.

“Resursi, burimi, forca më e madhe që kemi për të ndryshuar është një politikë në shërbim të njerëzve. Investimi më i madh i kundërshtarit tonë politik sot në qeveri është të zhbëjë besimin tek politika si instrument ndryshimi. Kjo është një qeveri dhe ky është një kryeministër që mendon vetëm për veten, nuk mendon për njerëzit. Dhe pastaj mundohet të shkatërroje instrumentin e vetëm një njeh demokracia për ndryshim që është investimi të një vizion i ri, të një energji e re, te një përqasje e re. Jo thjesht një ndryshim karrigesh, një ndryshim përqasje. Një politikë në shërbim të njerëzve, një politikë e cila i vë interesat e qytetarëve te parat është forca e vetme që mund të sjellë ndryshimin. Dhe i gjithë investimi i tyre përdoret për të shkatërruar besimin që ky ndryshim nuk ndodh për të thënë që kështu është e thënë, kështu është e shkruar, nuk ndryshon dot. Shqipëria kështu e ka fatin të shkruar, ne kështu e kemi fatin të shkruar, s’kemi asnjë rrugë tjetër. O të ulim kokën, o të largohemi nga vendi. Jo, nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu pas 25 prillit. besoj që ky të jetë një motiv i mjaftueshëm për të na bërë të gjithëve bashkë dhe për të sjellë ndryshimin që meritojnë të gjithë familjet shqiptare pavarësisht bindjeve politike dhe ndryshimin që kërkon dhe meriton në veçanti rinia shqiptare.

Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes. Ju mund të ju duket paradoks, se me siguri mendja ta do që ndryshimi të vijë nga ata që kanë më shumë përvojë e më shumë përgjegjësi, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qenë rinia në ballë të ndryshimit. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë rinore rreth këtij synimi. Edhe njëherë, asgjë  nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli. Të qëndrosh në shtëpi do të thotë të vazhdojmë kështu si jemi dhe synimi kryesor i kësaj qeverie 7 vite ka bërë premtime dhe s’ka mbajtur asnjë premtim, është që të vazhdojë kështu siç është. Janë të vetmit që nuk e duan ndryshimin. Pse? Ata janë në rregull. Të gjithë shqiptarët vuajnë, ata janë në rregull. Pra, kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë dhe më e qartë zgjedhja që duhet bërë. Do të vazhdojmë këtu ku jemi, kështu siç jemi apo do ta ndryshojmë?  Dhe thirrja kryesore që kam për ju është që në qoftë se jeni të vendosur për ta ndryshuar dijeni që e kemi bashkërisht në dorë ndryshimin”, u shpreh Basha.



6 Comments

  1. Bej o vlla nje program te qarte e te prekshem nga te gjithe, ne forme broshure, dergoje ne

    cdo shtepi qe njerzit te jene jo vetem te qarte por edhe te te ballafaqojne neser me premtimet

    e jo te leshosh nje fjale ketu e nje atje ne ere. E mbi te gjitha merr masa qe mos te vidhen

    zgjedhjet sepse rilindasit jane mjeshter te manipulimit e te vjedhjes se votave . Ata do vene gjithe

    forcen e shtetit per te blere e per te vjedh votat. Mos flini mbi dafina sepse perballe keni nje

    monster qe nuk njeh asnje lloj parimi e morali. E megjithate ne ardhshi ne pushtet do te vini

    jo per meriten tuaj po per “meriten” e Rilindjes qe i beri te 99-at ketij populli qe eshte i gatshem

    te votoje edhe djallin me brire para ketyre.

  2. Ik o kar ik. Ke nga tre vila ti edhe ajo monabuçja dhe flisni gju me gju ne popullin ju kokrrat e bythqirave

  3. Per delet kerkon qe te bejne ndryshimin qe ti te vish ne pushtet .Por kur delet kerkuan qe ti te leshosh pushtet u bere njesh me palloshin dhe mbajtet statuskuone . Atehete pse kerkon ndryshime kur vete nuk i bere??
    Kush beson tek ty dhe tek te gjithe politikanet eshte idiot .
    Ju jeni i njejti mut i ndare pergjysem qe mendjen e keni se si ti beni keq keti populli dhe se si te fryni xhepat tuaj .

  4. DEMAGOG
    TI KE PAKT ME RAMEN SEPSE JENI HAJDUTER TE DY
    JU DONI PUSHTET VETEM PER TE VJEDH DHE NUK JU RRUHET PER POPULL.
    PARRULLA JU KURVAVE TE POLITIKES ESHTE E NJEJTE : POPULLIT ÇI QI TEMEN E SEMES , NE TE MBUSHIM THASET ME MILIONA

  5. DEMAGOG
    TI KE PAKT ME RAMEN SEPSE JENI HAJDUTER TE DY
    JU DONI PUSHTET VETEM PER TE VJEDH DHE NUK JU RRUHET PER POPULL.
    PARRULLA JU KURVAVE TE POLITIKES ESHTE E NJEJTE : POPULLIT ÇI QI TEMEN E SEMES , NE TE MBUSHIM THASET ME MILIONA . ROPT

  6. Hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………ndryshimin e kemi ne ne dore???????????? Dhe pse duhet ta bejem
    Ç’ndryshim o mavri? Ti kur ishte koha per ndyshime nuk i deshe ato , pse tani pret ndryshimin nga ne ??? E sigurt eshte qe nuk e si palloshi sepse ai eshte kulmi i zhullit por edhe pse me pak zhulanjos se ai perseri po hajdut edhe genjeshtar ngelesh edhe ti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *