• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta artisti i shquar i kinematografisë shqiptare, Xhemil Tagani

-Instant, F1, Paparazzi



Nga dita e sotme artit shqiptar do t’i mungojë një aktor i shquar. Artisti i teatrit dhe kinematografisë, Xhemil Tagani, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studioi në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Xhemil Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.
Pas vitit 1992, si rolet e tij më të arrira mund të përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.
Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *