• |
ide | kryesore

Policia tërhiqet nga manipulimi/ Kush e vendosi pistoletën pas vrasjes së Klodian Rashës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Mëngjesin e 8 dhjetorit të vitit të kaluar, pak minuta pasi njoftoi vrasjen e Klodian Rashës, policia shpërndau për gazetarët një informacion shtesë në grupin e Whatsapp për reporterët. Sipas këtij informacioni zyrtar që u shpërnda menjëherë u tha se nga kqyrja e vendit të ngjarjes dhe zonës përreth “u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë”.


E dhimbshme/ Babai i Klodian Rashës duke qarë: Djalin e masakroi policia për një maskë


Ky detaj ishte në përputhje me versionin e ngjarjes, sipas të cilit polici e qëlloi Klodian Rashën sepse ai ishte i armatosur. Pas shpërndarjes së këtij informacioni disa media nisën të transmetonin të dhëna për kriminalizimin e të shkuarës së 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke thënë se ai kishte kishte pasur probleme me drejtësinë.

Policia pranon krimin/ A ishte i armatosur 25-vjeçari Klodian Rasha?

Ky version i shtrembëruar i ngjarjes, që hidhte baltë mbi viktimën, pati për qëllim shfajësimin e policit Nevaldo Hajdëraj dhe ishte qartësisht i dirigjuar nga drejtues të policisë. Sikur të mos kishte qenë për protestat që kërkonin drejtësi për Klodianin, gjasat janë që kjo dinamikë e ngjarjes e mbështetur nga strukturat më të larta të policisë, do t’ia kishte dalë të shndërrohej në versionin zyrtar. Edhe presioni i familjes së Klodian Rashës luajti një rol po aq të rëndësishëm për ta zhbërë këtë skemë manipulimi. Në çdo vizitë në shtëpinë e të ndjerit, familjarët i kërkuan kryeministrit Rama një hetim të drejtë dhe të paanshëm të vrasjes, duke mos ndryshuar qëndrim pavarësisht pensionit që i lidhi qeveria.

Rama si Berisha në Gërdec/ Blen gjakun e viktimës (faksimilja e pagesës për familjen Rasha)

Pak ditë më parë, është marrë një vendim që zbulon tentativën për ta devijuar hetimin duke ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Laboratori kriminalistik ka dalë në përfundimin se pistoleta që gjet disa dhjetëra metra larg vendit ku u vra Klodian Rasha, nuk ka lidhje as me 25-vjeçarin dhe as me policin Nevaldo Hajdëraj.

Lexo edhe: Qeveria i cakton pension, reagon ashpër babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti! Ndjesa e autorit? Fasadë, duan ta devijojnë

Në armë nuk u gjet asnjë gjurmë gishtash, që e lidh me dy protagonistët e ngjarjes dhe për këtë arsye, policia ka vendosur të mos e dërgojë atë për ekspertim të detajuar as jashtë Shqipërisë. Pikërisht për këtë, gjetja e armës do të veçohet nga çështja, sepse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Ky vendim, jo vetëm që i rëndon pozitat e policit vrasës, por është një e dhënë që zbulon përpjekjen për ta kriminalizuar 25-vjeçarin pas vdekjes. Në këtë akt të rëndë u tentua të përdoren edhe mediat me qëllim lehtësimin nga pozitat të policit vrasës.

Rasti i Klodian Rashës/ Rama vlerëson Ardi Veliun: Ka bërë një punë të jashtëzakonshme në zbardhjen e ngjarjes

Ky i fundit, gjatë të gjithë kohës i ka qëndruar versionit që Klodian Rasha iu duk sikur ishte i armatosur. “Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… MOS U AFRO SE DO TË QËLLOJ. Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë” ka thënë polici kur është marrë në pyetje.

Historia/ Nga justifikimi i dhunës policore te manipulimi i vrasjes së Klodian Rashës

Përpjekja për ta manipuluar vendin e ngjarjes dhe për të hedhur një pistoletë është një krim i rëndë, që kërkon një hetim të veçantë. Prokuroria ka thënë se do ta hetojë “mekanizimin e rrethanave të gjetjes së armës”, por deri tani nuk ka asgjë të re në këtë drejtim. Gjasat janë që prokuroria të tërhiqet nga hetimi i policëve që manipuluan vendin e ngjarjes, por ky detaj shërben për të kuptuar se çfarë janë të aftë të bëjnë policët, nëse nuk do të kishte reagim qytetar.©Lapsi.al

18 Comments

  1. Genjen kryeministri nga mengjesi deri ne darke, genjejne gjithe ministrat, genjen ne menyren me te pafytyre kryetari i bashkise Tirane, eshte shkaterruar edhe ajo pak drejtesi qe kishim dhe ju mendoni se drejtuesit e policise do jene te ndershem? Ne ose jemi popull naiv ose popull budalla dhe frikacak. Keta duhen shkulur me rrenje dhe duhen plasur ne burg te perjetshem

    1. Jo ti mbaj mulla Omarin se mire je. Saliu u be 8 vjet qe ka ik ne te semes por ju vazhdoni votoni skizofrenin se mos vjen Saliu prape:).

  2. Nuk e kuptoj se perse Lapsi e shikon perfundimin e prokurorise qe ajo pistolete nuk i perkeiste as policit dhe as viktimes si nje ‘ TERHEQJE NGA MANIPULIMI’ .
    Apo , hajde, kush ta haje ta haje.
    Jeni shume te cuditshem.
    Keta bejne policine gjyqsore, prokurorin , gjykatesin dhe ne fund bejne dhe ate anal-izen e tyre debile per gomeret e ketij portali.

    1. O rrote kari ke pa ndonjehere pistolete duke ec rruges ti? Ato e moren pistoleten si prove materiale me qellimin per t’ja ngec atij dhe tani edhe pse nuk i lejuan ta perdorin si prove materiale nuk e mohojne dot qe e gjeten dhe e moren, ashtu sic nuk e shmangin dot bindjen dhe jo thjesht dyshimin tek cdo jo-idiot (kategori ku ti nuk ben pjese ) qe ajo u fut aty qellimshem. Budalle i lindur

    2. “Koincidenca” qe aty afer ishte nje rrovole ne rruge dhe Gestapoja e mori si prove materiale dhe beri “kamunikaten komuniste” tregon qe do e kopsisnin ngjarjen thjeshte paster bukur e pa gabime. Per dreq pati nje reagim civil qe ja futi pistolen ne byth policise.

  3. Prit se spo e marr vesh.
    Polici vret viktimen.
    Policia arreston policin vrases dhe gjen pistolete ne vendin e ngjarjes.
    Ministri mbrendshem pranon fajin dhe jep doreheqjen.
    Polici akuzohet per vrasje, arma dergohet per expertize te specializuar jashte shtetit.

    Lapsi del me titullin: Policia terhiqet nga manipulimi.

  4. Vendimi per mos dergimin e armes per ekspertim me te thelluar shkencor, nuk eshte asgje tjeter, vetem perpjekje per te mbuluar te verteten. Ajo pistolete e cilit do lloj te jete, dihet se nuk i perket viktimes, por nje grupi te strukturuar kriminal brenda policise se shtetit, ne mos me pare, i organizuar naten e ngjarjes, per te manipuluar ngjarjen. Aty ka pasur kamera gjithe andej e shume mire do ishte pare ajo “gropa” e ujit ku u gjend “arma”, qe ” friksoj” policet, sepse ata kane qene dy, te pakten keshtu njoftoj vete policia, mund te kene qene te tjere me afer. Atehere lind pyetja, si ka mundesi qe se pari nuk behet publik emri i kolegut, kur sipas rregullores veprimet i kryene bashke, prandaj quhet patrulle. Se dyti, vrasesi mund te jete kriminel gjak ftohte, ne qofte i tille, mund te kete raste te pa zbuluara, nese vrasjet jane kryer pas ores 12.00 te nates, por gjithesesi, ne ate moment menjehere pas vrasjes, veshtire se ai e vendosi armen vete, perseri per kete duhej verifikuar nga kamerat. Pra eshte nje bashkepunetor i implikuar, per te mbuluar krimin e per ti veshur masken, ” vete mbrojtje” , apo “tejkalim kufijve vete mbrojtjes”, pra mjeti te justifikoje qellimin. Eshte fatkeqesi qe mbi 100 vjet shtet, nuk kemi nje trupe speciale te kualifikuar hetimi te krimeve, por vetem polic partishe, sepse nese do kishim dicka te tille, do zbardheshin me rrenje, krimet, korrupsioni. Shteti jep miliona euro dollare bashke oligarkeve, qe ndajne bashke para publike, e tridhjet vjet nuk beri dot nje laborator modern te ekspertizave kriminale, kimike, kibernetike etj. Kaq. Shteti perdor njerz si robot, por nuk ia ndjen fare per zbardhjen e krimeve, sepse vete eshte kryekrimi qe perdor kaviet e veta, qe te shtyp, te vrase, te persekutoje e te gjithe shqiptaret.

  5. Une s’di gja – tha maloku Llesh,
    (do ta kete ba ndoj tjeter sylesh)
    As une gja s’di – tha kaporal Veliu,
    (s’di as se si me rrejt me une i ziu),
    faji u bo qyrk e nuk e vesh askush,
    nuk del vullnetar asnje karabush!

  6. Kot qe vazhdojne me hetimet. Keta qe shkruajne ketu, shto edhe lapsin e dine shume mire te verteten. Ka mbetur vetem ta lincojme policin vrases pasi institucionet nuk na duhen. Hajvane qe gjithshka qe ndodh ju duket si fall filxhani.

    1. O idiot, me të drejtë është kush vret duhet të vritet. kaq!

      Ata institucionet tuaja të dhjera ju mbushin mendjen vetëm llojit tënd dhe të mamave kurva që ju kanë pjelluar.

  7. U tha ne media se i riu i vrare kishte precedent penal, me pas se ishte i armatosur. Hetimi qe te jete seroiz fillon pikerisht nga keto kurva mediatike qe hedhin rrena ne eter per hesap patjeter te atij qe ka mizen nen kesule, Policise vrastare.

  8. U mesuan te kriminalizojne viktimen keta te policise. Sic fabrikuan shpifjet e skenarin per Dritan Zaganin, Babalen , oficerin e policise qe atakoi Rajat edhe ne kete rast krijuan skenarin per te fajesuar viktimen e tyre.Mediat e blera haper opinionin qe djali ishte i denuar e problematik ,shoket e policit vendosen nje pistolete ne nje pellg uji dhe ja faturuan djalit si Gestapoja dikur apo kriminelet e Enverit me klerin ne 1967 -en. Turp! Vetem qendresa e prinderve dhe frika se protesta e te rinjve do pershkallezohej nxori ne drite te verteten. Shtet bananesh, shtet mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu