• |
ide | kryesore

Daja bën mea culpa për pikët e lëna: “Manovrën e sulmit e kishim ndërtuar keq, kemi bërë çdo gjë gabim”

-Instant, Sport



“Mbas ndeshjes nuk dua të bëj moviolën e situatave. Manovrën e sulmit e kishim ndërtuar jo drejtë. Situatat e krijuara duan më shumë sakrificë para portës. Nuk dua të krijoj alibi te lojtarët e mi, në 10 minutat e fundit kemi bërë çdo gjë gabim”. Konstatim i ashpër ndaj vetes dhe lojtarëve ajo që bën tekniku kryeqytetas në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 me Apoloninë, e që i penalizon fort ambicjet e të kuqve në objektivin titull.

Skuadra nuk ka funksionuar dhe Daja nuk ka hezituar ta pranojë, edhe pse me keqardhjen e pikëve të lëna kundër skuadrës së fundit të renditjes: “Nganjëherë ekipi edhe nuk funksionon. Nuk ishte orientimi i jonë që të të tërhiqeshim mbrapa, na mungojnë ndërrimet – shpjegoi Daja -. Mund të kishim ndërhyrë më shpejt. Mbrojtja e rezultatit në një terren të tillë, me një kundërshtar që do të bënte gjithçka, nuk e zgjidhëm mirë. Duhet ta mbanim më shumë topin, për të mos i krijuar mundësi kundërshtarit që të na penalizonte në momentet e fundit”.

Merkato e zhbllokuar mund të jetë shpëtimi, por edhe penalizimi ndaj dhe tekniku kërkon të gjejë garancinë në skuadrën që ka dhe jo në ardhjet e janarit: “E dimë që merkatoja e janarit nuk ofron shumë mundësira për lojtarë cilësor. Me Zhunior dhe Muratajn kemi marrë 2 cilësi. Nuk duhet të nxitohemi, në merkaton e janarit mund të bëhen gabime. Futbolli është një sport subjektiv. Na duhen dublime në mbrojte. Mos na ndodhin si dy ndeshjet e fundit, që të pozicionojmë në ato vende lojtarë jo në role natyrale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *