• |
ide | kryesore

FOTO/ ‘Filomena’, dëbora e Osasuna ndalojnë Real Madrid: polemika të Blacos që donin shtyrjen e takimit

-Instant, Sport



Acari dhe dëbora, polemika mbi shtyrjen e mundshme e vështirësitë e zakonshme të këtij sezoni të çuditshëm për Blancos. E vështirë të vendosësh të gjithë këta faktorë në peshore, por thelbi është se Real Madrid vuajti shumë në shtëpinë e Osasuna, në një ndeshje jo spektakolare, me të dy skuadrat e bllokuara nga probleme të dukshme në nivel ofensiv. Përfundoi pa gola, për një 0-0 i cili është shumë i çmuar për ekipin nga Pamplona, i parafundit, por peshon si një gur për atë të Zidane, ndalesa e dytë radhazi kundër një skuadre të vogël pas atij në Elche më 30 dhjetorin e kaluar.

Stuhia “Filomena” që bllokoi Atletico Madrid-Athletic Bilbao ndikoi gjithashtu edhe në Navarra, kështu që era dhe dëbora e ngrirë ishin skenari i pazakontë i Osasuna-Real Madrid. Siç pritej, ishte skuadra vizituese që menaxhoi ritmin e lojës dhe zhvilloi veprimet më të “rrezikshme”, por Blancos dhanë përshtypjen se kurrë nuk mund të ishin mjaftueshëm të rrezikshëm. Kushtet nuk e ndihmuan fare Zidane, që u përpoq në çdo mënyrë të ndryshonte përbërjen e skuadrës së tij, por rezultati nuk ndryshoi, edhe pse u shënuan dy gola, të anuluar me të drejtë për offside në pjesën e dytë.

Trajneri i Osasuna, Jagoba Arrasate përgatiti ndeshjen në një nivel thjesht mbrojtës dhe muri kuqeblu rezistoi mirë, me pak rrezik për portierin Herrera duke marrë parasysh fuqinë e Real. Kështu Madrid la dy pikë të tjera në rrugë, me Barcelonën tani vetëm tre pikë prapa. Ato që shqetësojnë, megjithatë, janë liderët: Atletico Madrid në fakt çon në +1 në renditjen kundër Blancos, por kanë luajtur tre ndeshje më pak. Për ekipin e Simeone, arratisja është afër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *