• |
ide | kryesore

Një për një, të gjitha gënjeshtrat e qeverisë për darkën te Nusreti

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Darka politiko biznesore në Dubai, që u shëndërrua në një aferë shtetërore, ishte produkt i një rastësie. Ashtu sikurse është traditë për restorantin e të famshmit Nusret, një kamera e lokalit filmon të gjithë të ftuarit për t’i postuar ata me mburrje në faqen e saj në Instagram. Kështu ndodhi edhe me të ftuarit shqiptarë, që sikurse duket edhe nga pamjet, e pikasën që po filmoheshin. Ata bënë të gjitha përpjekjet më pas që ta zhduknin atë video, por dëmi tashmë ishte bërë. Ajo kishte përfunduar te ndjekësit shqiptarë të rrjeteve sociale dhe ishte përhapur me shpejtësinë e një orteku.


Lexo me tej:


Andi Bushati:“Darka e fundit” në Dubai

Memet, ironitë dhe pyetjet që ngriheshin ishin të shumta: “pse shkuan ministrat shqiptarë në Dubai dhe cili ishte sebepi i asaj darke? Sa ka kushtuar dhe kush e ka paguar? Nëse ministrat paskan shkuar për “për punë”, po zyrtarët e kabinetit të kryeministrit ç’punë patën në Dubai?

E vënë në alarm, qeveria u mundua të japi një sërë justifikimesh dhe vetë Rama u ul në kompjuter për të prodhuar alibi për darkën, ku ishin parë me pamje Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, biznesmeni Zamir Mane dhe Arbjan Mazniku e Endri Fuga (video poshte).

Sipas versionit qeveritar, zyratarët e qeverisë ishin ftuar në Dubai nga grupi EMAAR i biznesmenit Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”. Ku grup ka premtuar se do të rindërtojë rreth 2 mijë banesa në Durrës, përkrah planeve për të ngritur një port jahtesh në këtë qytet.

Sipas ministrisë së infrastrukturës, darka në restorantin luksoz nuk qe paguar me paratë e taksapaguesve por nga investitori “Emaar”, i cili edhe kishte mbuluar shpenzimet e darkës në fjalë.

Darka e çmendur në Dubai/ Gazetari nga Kosova godet fort dhe opozitën

“Eshte ne praktiken e grupit Emaar qe perpara hyrjes ne nje vend ku kryen investime, te ftoje perfaqesues te qeverise, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit, po ashtu ne baze te perzgjedhjes se vet, per t’u njohur nga afer me investimet e kryera nga ky grup ne qendren e tij ne Dubai… Grupi Emaar, i cili do te zbatoje projektin e Rindertimit ne Durres, ku do te ndertoje 2000 apartamente ne zonen e Spitalles dhe qe ka paraqitur nje projekt per rivitalizimin e Portit te Durresit dhe ndertimin aty te marines me te madhe ne Adriatik, ka shprehur interes te qarte edhe per disa investime te tjera”, thuhej në njoftim.

Opinion/Fatura e vërtetë e darkës së Nusretit

Falë valës që shpërtheu në rrjet edhe si pasojë e censurimit të kësaj ngjarjeje nga mediat tradicionale, u detyrua të përgjigjet edhe kryeministri në Facebookun e tij. Ai tha se kjo qe një darkë pune dhe jo një fabul me gjellë pasanikësh, se ministrat nuk lejoheshin të bëjnë pushime, por qenë aty për të mbledhur investime. 

 

Megjithatë shpjegimet e qeverisë, të kapur gafil, zor se bindën kënd. Shumë pyetje nuk morën përgjigje: Nëse ishte darkë pune, çfarë kërkon bashkëshortja e Endri Fugës në një takim pune? Po vetë shefi i zyrës së shtypit të kryeministrit pse duhet të qe në Dubai? Po kur flitet për investime në Durrës, ç’kërkonte zv kryetari i bashkisë Tiranë, Mazniku? Po biznesmeni Samir Mane pse duhej të ndodhej aty? Po pala pritëse ku ishte, ku ekziston kjo praktikë që ai që të fton as nuk ndodhet në tryezë? Po nëse ishte një darkë e shtruar nga një princ arab që mungonte, a është normale që të kishte aty verë dhe alkool, që prish traditën e një princi të Emirateve?

Të gjitha këto dyshime e nxjerrin bllof rrenën alibike të qeverisë. Por ka edhe më: E zëmë se varianti zyrtar është i vërtetë. E zëmë se darka nuk është paguar nga një prej pjesmarrësve por nga investitori: Po si është e munduar që një biznesmen i huaj paguaka fatura mijra euroshe për ata që supozohen të kontrollojnë dhe të jenë arbitri i investimeve të tij në Shqipëri? Në një kohë kur pak më parë Rama u mburr në “Opinion” se i dorëzonte dhuratat mbi 1 mijë euro, a ka kuptim që vartësit e tij të pranojnë të jenë pjesmarrës në orgji mijra euroshe? 

MEMET PIKANTE/ Plas gallata pas darkës së ministrave në Dubai

Natyrisht asnjë nga versionet që u servir nuk mbahet dot në këmbë. Ato u shpikën, në nxitim e sipër, për të amortizuar sadopak efektin e festimeve te hierarkëve të rilindjes me biznesmenë. Për të përballuar zemërimin uluritës të një babëzie qefji në kohën kur Shqipëria po përmbytej.

Dhe për faktin se pjesmarrësit e darkës e kuptuan gafën që bënë, flet edhe përpjekja e tyre për ta hequr videon nga faqja e restorantit të Nusretit. Mjafton kjo për të dëshmuar se ata kishin rënë në çark. Dhe prandaj imazhet u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale.

©Lapsi.al

31 Comments

  1. O SHullak.
    Po na detyron ta votojm Ramen, vetem prej inatit tend. Je ber karagjoz o lumadh.
    Vetem mos pierdht Rama, se do i shkruash nje artikull.

    1. Pse o Zen, ke votuar njeri tjeter pervec Rames ti? Apo i ke marre inat kete rradhe se ata hane mish te Nusreti dhe ty te japin sufllaqe vegjeteriane.

  2. Po ti o E paemer. Je kurva e shullakut?
    Qe te dogji kaq shume. Mire ben, po dhe nuk ke faj. Se po jua qi trut shullaku cdo dite.
    SHULLAKU BURR I ZGJUAR.
    HA
    HA
    HA.

    1. O idiot edhe ty, njëlloj si ata ministrat ju paguajmë ne me taksat tona, por ti si parrazit që je nuk e kupton këtë gjë, mjafton të kesh sufllaqen.

  3. O Zen ti e voton Ramen jo per inat te Shullakut, por se nuk e ven trurun dhe ndergjegjen

    ne pune e te krahasosh se per vleren e vetem nje bifteku te ketyre vampireve jane burgosur

    8 persona. Vetem per 38 mije leke te vjetra te nje fature energjie eshte futur kryefamiljari

    ne burg dhe eshte vetflijuar. Pra keta rrjepin te varferin qe te bejne orgji ne hotelet me

    luksoze te botes.

    1. Pse lodhesh me atë kokëmut, ai nuk ka aq tru sa i kërkon ti të bëjë llogari, se meqënë nuk do të kënaqej me sufllaqe, por do të kishte ndonjë punë më përsëmbari.

  4. Jane te neveriteshem e te pangopur ne vjedhjen e parave publike . Kan mendimin se shqipetaret e meritojne kete qeveri hajdute . Rama po u ben te gjithe te keqijat ketije populli gjumash e te mpir nga trust. Rama po u merr pronat ,po u prish shtepite, po i burgos per nje fature dritash, po i tall deri atje ku nuk mban me , po i varferon e keta prap votojne Ramen hajdut . Mir tu behet .Pra si perfundim qe te maresh votat e shqipetare punohu qindin se ben vaki tu japesh mish e oris te vene flaken.

  5. Artikull dhe analize perfekte. Me shume pyetje qe ne vetvete jane pergjigje.

    Pastaj edhe ndonje militante qe shkruan ketu merreni heres tjeter me vete te shoh e drekoje ne Dubai,gjynah pjese e popullit rilindas jane

  6. qr ca behet, shtet bordello. Ore nese meqenese qenka cdo gje ne rregull, e ka paguar “investitori”, pse nderhyne te fshihet video nga fcb i Nusret? Keto vetem dhembet kishin te tyret se leket i kishte paguar “sheiku mysliman Zamir Mane”. Dhe sufllaqet vazhdojne ta votojne pasi kane lepire virtualisht kockat e biftekut Nusret te lena nga Tigri, Fuga,gruaja, Balluku, Balluket etj etj.

  7. Ne fillim te mandatit ,te rrethrotullimi ne Lushje mblodhi halete ministra te pastronin Shqiperine ,propogand asgje tjeter .Ne fushate 300000 vende pune, 500000 te arratisur ,mjekesia falas po spate leke je i vdekur ,Breket e grisura te Shukriut,mushkonjat ,avionet e droges ,genjeshtra e ndertimit te aeropotit te Kukesit ,Vlores ,vjedhje te pa pare me incereratoret,sa e sa skandale te tjera per tete vite vidh e pirdh ,dhe xeni ketu lart nuk pushon tere diten duke komentuar dhe duke bere vetem gojore,zeni dhe zenet e tjer kurva te kuq/e ptyyyy rrace qenesh.

  8. Kta gazetret skan lek oer nje sanduic e kane inat kur te tjeret hane e mbushin barkun. Ka shume inat shqiptari kur sheh tjetrin mire

    1. Rroga e muajit e Maznikut vetem per antipaste dhe ti e quan zili? Sufllaqen ta japin apo jo o i Igli i zi me zemer te zeze?

    2. Or hale, po kemi inat, se hanë te Nusreti me paret tona, vetëm nga mos rritja e rrogës siç bëhej ÇDO VIT, në kohën e qeverisjes së PD, unë personalish për 7 vjet nuk kam marrë rreth 3,5 milionë lekë të vjetra.

    3. Seriozisht e ke? O njish ta mbushe barkun e ta shpertheje, por, me leket e veta. Jo te miat e te tuat. Ti do haje nje darke qe kushton sa rroga jote mujore? Dhe s’besoj se a kane paguar nga “kursimet”, por nga KORRUPSIONIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII. E pra keta kane bere pikerisht kete gje.

  9. Mallkime pa fund Samir manes e tigrit kurvare e gjith kurvave te Rames. I pafshin ligesit qe kane bere te femijet e tyre.

  10. O Lapsi.
    Mbi te gjitha nese eshte e vertete atehere duhet te jete mbajtur nje protokoll…qe aty nis hetimi i prokurorise. Shtet kurve

  11. Nuk me dhimbsen ato leke mgjs jane leket e popullit me fukara ne Europe edhe sikur ti kene paguar me buxhetin e shtetit por ato koncensionet qe do marri me vone e qe mbahen te fshehta o popull. Nje koncension korruptiv Aeroportin dha Nano dhe i pame cmimet e biletave Apo ngjyrosjen dhe skanimin dha Saliu dhe po ja shofim hajrin Kjo eshte edhe me keq se darka

  12. E degjova mbreme Maznikun qe na tregoi historine e radhes per fatin madh te shqiptareve. Seshte gje “Do hame me luge floriri” apo “Çeku i bardhe” tani na ka ardhur ne dere “Çeku i florinjte” Aleluja!

    1. Ndërmjet xhevahireve që nxorri mbrëmë Mazniku, dëgjova edhe një informacion domethënës se nuk paskan qënë në darkat e shtrejta në Dubai vetëm ato 5 “kuadro”, , por paskan qenë një grup i madh me ekipe edhe nga tre televizione kombëtare.
      Përse paskëshin shkuar këto ekipe gazetarësh në Dubai , derisa e mbajtën të fshehtë këtë pazar ?
      Mazniku pranoi edhe një detaj tjetër se nuk ka qenë vetëm dreka tek Nusret, por kanë ngrënë e pirë edhe dreka e darka të tjera në restorantet më të shtrenjta e kanë buajtur gjithashtu në hotelet më të shtrenjta të Dubait, me para të paguara nga “investitori”, siç e quan Rama biznesmenin që do ti dhurrojë 100 hektarë të Portit të Durrësit

  13. Kam qeshur mbrëmë duke dëgjuar debatet televizive.
    Baton Haxhiu tek Fevziu kritikonte qeverinë Rama se pse nuk kishte qenë e kujdesur që të mos filmohej duke ngrënë në restorantin e shtrenjtë në Dubai.
    Ky ishte shqetësimi i tij më i madh.
    Kurrse Frrok Çupi tek Politiko e Alfred Lelës, pasi volli vrer kundër shqiptarëve që kritikojnë Ramën duke i quajtur injorantë, shtresë e ulët, pabukës, pasi përmendi disa herë përmbytjet, për të treguar veten se sa i ditur është, e përktheu fjalën “përmbytje” që ta kuptojnë shqiptarët , duke e quajtur “innondatë”.
    Po përsëris shprehjen e tij :
    “Që ta kuptojnë shqiptarët se çfarë nënkuptojmë me fjalën përmbytje, po ju them se ajo quhet innondatë”.
    Pëtveç Çupëve e Çipëve, Batonëve e Ndrecëve që po i shohim përditë të dalin në televizionet e kapura nga Rama për të bërë avokatin e tij, edhe “shokun Zylo”, një djalë i ri me mjekër që ngrefoset si më kompetenti nga të gjithë

  14. Deri Dje Berisha bente rrugen deri tek TEG-u me para te shqipetareve per Samir Manen, Sot Rama heq parate e shqipetareve per rrugen e Lumit te Vlores per te ndertuar rrugen per ne fshatin turistik te Manes. Deri dje Kastrati pasurohej me parate e naftes kontrabande bashke me Berishen, sot Kastrati po blen Shqiperine bashke me Ramen..Mbase ka te drejte ai gazetari Kosovar, Shqiperia nuk ka ditur te shprehe akoma nje opozite/pozite qe do te zhvilloje vendin, por sejcili preferon te njejtet oligarke!

  15. Po edhe sikur te jete investim I huaj per portin e Durresit cfare dreqin do aty Mane, Maznik dhe Fugist me grua, po dhe mesusi anglishtes qe na menaxhon fondet per rindertim.
    Ku eshte min ekonomise ose perfaq nga Durresi.
    Vetem pazare dhe hajduteri sikur ska te neserme.

  16. O PLEHRAT E LAPSIT (DHE TE CDO MEDIA TJETER PRO E ANTI QEVERITARE) PSE NUK E PERMENDNI ASNJEHERE EMRIN E SAMIR MANES QE ISHTE I PRANISHEM NE TAVOLINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu