• |
ide | kryesore

Rama çpohet i pari, misteri për vaksinën mbetet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shou është i siguruar, por transparenca jo. Edi Rama ka siguruar se do të jetë një nga të parët që do të vaksionohet pët të qetësuar qytetarët nga predikuesit e teorive konspirative dhe u mburr para kamerave se shqiptarët po e përjetojnë këtë fat ngaqë “kemi Edi Ramën kryeministër”.


Por pavarësisht nga ky fillim i beftë i fushatës së vaksinimit këtë të hënë në ora 15 00, misteri për, sasinë, venddodhjen, origjinën dhe kushtet e saj të ruajtjes mbete mister. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama nuk ka pranuar të thotë se nga cilat vende e ka marrë vaksinën duke u arsyetuar se “vendi që i ka dhuruar kërkon që të jetë anonim”.


Lexo me tej:

Rama: Unë do e bëj vaksinën ndër të parët

Por origjina nga e ka marrë Shqipëria nuk është i vetmi sekret i qeverisë. Duke qenë se vaksina e prodhuar nga Pfizer kërkon kushte speciale mbajtjeje, në -70 gradë, gazetarët e pyetën kryeministrin se ku po ruhet ajo dhe ai edhe në këtë pikë u fsheh pas sekretit. Rama nuk pranoi të flasë edhe për kalendarin e vaksimimit të popullsisë sipas moshave dhe as për sasinë e të ardhurave që ka ruajtur qeveria shqiptarë për të përballuar këtë proces.

FOTOT/ Nis zyrtarisht vaksinimi anti-Covid 19 në Shqipëri: Najada Çomo dhe Rama të parët që bëjnë vaksinën

Rama në delir: Shqipërisë ja japin vaksinën se më ka mua kryeministër (VIDEO)

Ndonëse po trumbetohet me bujë për të hequr vëmendjen nga katastrofa e përmbytjeve fillimi i vaksimimit nuk ngjall optimizëm. Së pari  sepse pati një përmbysje të atypëratyshme të axhendës. Fillimisht kryeministri deklaroi se ajo startonte në javën e tretë të janarit, ndërsa dje tha se do të fillonte sot.

Andi Bushati:Vaksina, një buzëqeshje e fshehur poshtë maskës

E dyta se kushdo që ka ndjekur këtë proces në secilëndo prej demokracive perendimore nuk ka parë një kulturë të tillë konspirative.

Vendet e BE-së tregojnë se nga është origjina, madje dhe se nga cila fabrikë e Pfizerit e kanë marë mallin. Ato tregojnë pamje të transportit me maune frigoriferike të specializuara të pajisura me GPS për të monitoruar temperaturën. Në Shqipëri errësirë informacioni.

I pyetur për transportin, Rama ironizon: Vaksina do të vijë qoftë me kuaj apo mushka

Ato tregojnë me pamje frigoriferët e posatshëm spitalorë ku ruhen dozat dhe vëzhgimin e funksionalitetit të tyre. Këtu te ne errësirë.

Ato kanë bërë publik kalendarin kur i bie të vaksinohet fasha e moshave me 60 vjeç dhe kur ajo mbi 50, dikur nga vera e ardhshme në Itali dhe në Francë.

Ato kanë bërë publike sasitë e kontraktuara dhe paratë e shpenzuara për to. Ne themi se presim dhurata edhe na shtete të tjera që duan të ruajnë anonimatin.

Prandaj shou filloi po siguritë janë të pakta.

©Lapsi.al

39 Comments

  1. Vaksinen qe sjell Rama aq me teper kur nuk tregon burimet dhe origjinen e saje

    eshte shume e rrezikshme ta besh, vetem nje i marre ose ndonje militant i thekur

    qe eshte i garhem te sakrifikohet per partine mund ta beje.

    1. Une mendoj se do jete vec pak tretesire fiziologjike. Vaksine kurrsesi. Pastak ky tha qe ndihej i mbrojtur ,nuk besonbte se do e zinte virusi. Ashtu ishte nje muhabet me kombinacionet e yjeve te Diellit. Pse e beri vaksinen?

    2. Plasni, bam ja boni. Si po duroni. Megjithate 26 prilli nuk asht larg. Veten do ta vrisni.
      Hajde duro Ramutin deri ne vitin 2025.

  2. Si e tall trapin kjo gazet me njerzit.
    Per inat te rames mos e beni vaksinen.
    Se ashtu e ka nje inat kjo gazet me ramen.
    Vdisni ju. Qe te na dal inati ne te gazetes.

  3. Pse ta bej rama i pari vaksinen?
    Pse mos ta bej shkurdhaku i pari.
    Ca ka me shume rama se shkurdhaku.
    Shkurdhaku nje figur e shquar e vendit ton. Kurse rama askushi.

  4. Sekret ,sekret ,sekret.Njesoj si ne komunizem ku cdo gje ishte sekret!!Keto vaksina jane blere ne treg te zi fhe aq me keq nuk i dihet ca lloji eshte!!Dhe keta ndjeksit e udheheqesit global gezohen.Rendesi ka partia dhe udheheqesi.

  5. Si tall koqet me ju Rama!
    Ashtu mbaje Rame, mister, te lehin zagaret e plehrave sa me shume se keshtu ju del boja idioteve te shoqerise atyre qe i ndersejne.

  6. Sekret o Nusret🤣e bene gerdalla i surrelit i pasi ai palle gomari s di gje se ku shpohet pasi esht dru nga malli qe per dit pranaja o popull qa nuk pritet nga gomari i Peqinit.

  7. Jan nji grusht vaksina që I ka mar në Turqi… Që turku I ka mar nga Rusi… Po po mos te ishte palaço sdo ishte në ket situat tani se kur I ofroi Rusi bëri batutën prej palaço…

  8. Gazekaret e lapsit jane bo per gjynof.

    Kur Serbija morri 5000 doza, Lapsi bertiste qe ne ngelem te fundit ne rajon.
    Kur Rama deklaroi qe do marrim 500 000 doza, Lapsi thoshte qe jane mister koha e fillimit dhe grafiku.
    Kur Rama thoshte qe vaksinimi do filloj ne fund te Janarit, Lapsi thoshte dozat jane te pamjaftueshme.
    Kur vaksinimi filloi, Lapsi del me ironi 5lekshe ne titull “rama cpohet i pari”. Si gjithmone pasojne karrlliqet per “misteret” e vaksines.

    Ska faj ramazoni gjate qe tall karet dhe ju qu media kazan.

      1. Po kari po.
        Une jam nja 2000km larg, dhe shof qe sa here ju hudh Bushati nganje banane ju turreni me britma. Shko bej shuren te pema tani.

  9. 1000 doza ja dha Erdogani , 200 doza ja dha Micotaqis , 2000 ja dha Vucic nga ato Ruset , 500 i mori nga Dubai sepse ky gjoja eshte i mire me LYP por shume i mire per te VJELL dhe specialist per aktrim se ne shiring fiziologjik ka …………….

  10. Ky me piperon e bene vaksinen ne te tjeret do ngrohemi ne diell, ne do buzqeshim dhe pas 21 ditesh ky so dali prape me piperon per dozen e dyte ne prape do buzqeshim dhe ky pas 21 ditesh kete avaz do bej deri me 25 prill pastaj pas buzqeshjes dajakun dhe hurin qe te hedhim valle si prifti nga belaja. Urime me 925 doza jemi fanar ne ballkan se ne europ gjermania ben 20 mije ne dite, na rruac o Palikari jone

  11. Vaksina eshte nga Austria, Zamir Mane qe Rilindasi Rama i ka falur miliona euro taksa, i ka falur truall shteteror dhe privat duke ngritur fshatra turistike ne Jon, miniera ku vdesin njeres dhe nuk hetohet nga Prokuroria e Reformes se sukseshme ne drejtesi ose i ka blere dhurate per ta nxjere nga halli i diskretitimit nga pandemija, darka te Nusreti, shitja e detit e shume dallavere te tjera ose me miqesote qe ka ne kete shtet ka mdermjetesuar me metodat e tij. Oligarket ne sherbim te Rames per ta nxjere nga pellgu i thelle i korupsionit ku po zhytet cdo dite e me shume.

  12. Sa inat pskeni pas per i vaksine mer njerez? Ne vend qe te vaksiniheni beni llogje kavaje e thashetheme te liga. Pu pu ca populli fodull, dhi e e zgjebosur dhi e zgjebosur ter jeten.

  13. Posi e boni vaksinën ky.Po as radhën e vaksinimit nuk respekton!Apo e boni për të tregu që vaksinat janë marrë rregullisht.Asnjë deklaratë si u siguruan.Terr i vërtetë.Si dikur mos pyesni shumë se e di udhëheqësi dhe partia.

  14. Shpellkare te cecenit salih karaxhic berishes,tani keni te drejte te masturboheni te gjithe ne grup tek bodrumet e shqupit te lulzimes mos harroni tja merni ne goje njeri tjetrit se keshtu forconi rradhet e partise,ftojeni te mare pjese dhe shkullaku,sepse Ai ja ka marre diten ketyre orgjive mashkullore,gjithesesi supen e keni gati

  15. ore militante qe asnjehere nuk ju gjendet e mira kur thote qe i ka mare nga nje vend i BE do te thote se kjo eshte shtet europian , kur thote qe smund te thoje ka dy arsye, kerkesa qe ka bere ky vend ka qene per popullsine qe jeton , edhe e dyta per perplasje politike ne ate vend, se te gjithe e dine qe kerkesa eshte e madhe, por prodhimi eshte shume i vogel,
    O gazete kari qe mendon se ofendon Ramen apo dike tjeter ju ofendoni veten qe fjalorin qe perdorni tregon sa nivele ka kjo gazeteapo kete gazetare, por varia Bushati eshte kelyshi komunizmit, edhe ashtu do vdese.
    PS edi kush shane me 7 breza e ka te sharen

  16. Janë shpenzimet marramendëse që bën për luksin e tij dhe për propagandën, kryetari i opozitës Lulzim Basha. Siç e shikoni trupi i shoqërimit, eskorta dhe mjetet luksoze që “vrapojnë” drejt Shkodrës, ku më parë në vendin ku do të zbresë Luli ka shkuar një grup tjetër xhirmi dhe mjetet e veturat e tjera luksoze që e presin në takimin që do të zhvillojë.

  17. Do ja kete dhene vellai Vucic por nuk e tregon se pastaj Kosova nuk pranon ti marri ato qe do ti jap rama. Do jete keshtu se i vetmi vend qe do jepte vaksina fale pse eshte Rama kryeminister eshte serbia,kane plane bashke per shengenin ballkanik,po iku rama iku shengeni. Edhe vilma ilacet ne serbi i merre se jane me te “mira” dhe me te lira.

  18. PD, e cila dje ngrinte akuza të forta ndaj ish prokurorit, Petrit Fusha, sot djalin e tij do ta ketë aleat dhe pjesë të opozitës kundër qeverisë.

    Kur opozita flet kundër oligarkëve një nga emrat që përmend është kompania Fusha e famshmja e sheshit “Skenderbej” apo ajo që do ndërtonte teatrin.

    Aldi Fusha është nipi i oligarkëve dhe me lidhje të forta me kompaninë Fusha të Shkëlqim Fushës, që e akuzon PD dhe LSI.

    Në publik Petrit Fusha sulmohet, kompanitë e familjarëve të tij akuzohen, por djali i merret dhe i vendoset kandidat për deputet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu