• |
ide | kryesore

Rama ndërmjetësues, ministri turk është gati të takojë homologun grek në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Turqia i ka bërë thirrje Greqisë që të rifillojnë kontaktet kërkimore mes dy shteteve në janar. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i ka dërguar një ftesë homologut grek Nikos Dendias për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt, për të dy shtetet. Ai ka thënë se është i gatshëm të udhëtojë drejt Shqipërisë, pasi takimi do të ketë si ndërmjetës kryeministrin Rama, i cili ka qenë ai që ka bërë dhe ftesën pë këtë tavolinë të pëbashkët.

“Ne vijim Kryeministri i Shqiperise, i nderuari Edi Rama, nisi iniciativen qe te na mblidhte ne Tirane mua edhe Dendias. Po per te njejtat arsye, Dendias tha qe ne ato dite nuk merrte dot pjese, kur e telefonova per t’i thene te shkuara. Sot eshte 11 janar, edhe dua t’i beje nje ftese te hapur si Turqi Greqise, qe brenda janarit t’i nisim bisedimet. Ne si vend prites, se bashku me delegacionet, do te caktojme daten. Ne jemi gati dhe jemi nje shtet qe i beson vetes. Dhe pas ketij takimi te nivelit teknik, me ftese te Edi Rames, duke shkuar perseri ne Tirane, jam gati te takohem aty me Dendias. Kjo eshte nje ftese e hapur. Shpresoj qe bisedimet te nisin brenda Janarit edhe te takohemi me pas me Dendias ne Tirane”, ka thënë Çavuşoğlu.



6 Comments

  1. KULMI…
    KJO NUK DUROHET.
    SI KA MUNDESI.
    GREKET NUK DUHET TA PRANOJN.
    VETEM PER INAT TE RAMES.
    Shullaku ka shkruajt me dhjetra artikuj per kete ceshtje. Prandaj per inat te rames dhe per qefin e shullakut. Greket duhet ta refuzojn. Perndryshe na e dhit kete gazet asnjeanse…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *