• |
ide | kryesore

Tre klube sfidohen për Locatellin: Guardiola futet vetë në lojë për ta marrë tek Manchester City

-Instant, Sport



Manuel Locatelli është një nga mesfushorët më të mirë qendrorë në kampionatin italian të Serie A. Pirlo, i cili di shumë për atë rol, dëshiron ta ketë tek Juventus ish-lojtarin e Milan, që kuqezinjtë janë penduar që e kanë larguar dhe po mendojnë seriozisht ta rikthejë në Milano. Sidoqoftë, Manuel Locatelli është në qendër të vëmendjes së një ish-regjisti tjetër të nivelit të lartë, i cili më vonë u bë një nga trajnerët më të rëndësishëm dhe novatorë në botë: Pep Guardiola. Sipas Daily Mail, City është i gatshëm të vendosë në tavolinë 30 milion stërlina për ta sjellë në Manchester.

Tekniku spanjoll i ka idetë e qarta: Fernandinho ka filluar të ketë njëfarë moshe e Rodri nuk ka cilësitë teknike të mesfushorit të Sassuolos i cili, i rigjallëruar nga kujdesi i De Zerbi, ka rafinuar ato aftësi taktike që janë baza e futbollit të Guardiolas. Sigurisht, Locatelli do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës, por bardhezinjtë prej kohësh të interesuar për të, duken një hap para gjithë të tjerëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *