• |
ide | kryesore

Zbardhen emrat, këta janë 4 viktimat e aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rubik mbrëmjen e sotme. Në këtë aksident kanë mbetur viktima 4 persona dhe një i plagosur. Mësohet se viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin nga Kosova. Paraprakisht raportohet se kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy fëmijët e së njëjtës familje, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë një fëmijë tjetër i mitur. Lapsi.al zbardh emrat e viktimave. Ata janë: Blerim Avdiaj, 51 vjeç, Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe, Medina Avdiaj, 6 vjeçe, Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Violetta Avdiaj, 3 vjeçe që ka mbetur e plagosur. Në këtë aksident janë përfshirë një makinë tip “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikësit. Shihni pamjet qe sjell Lapsi.al



2 Comments

  1. Edi Rama vuri traun të zgrapë lekët e kosovarëve gjasme për të mirëmbajtur rrugën. Mashtrues ordiner…rruga ishte pa drita…familja kosovare vdiq…Zoti ua preftë dorën hajdutëve qeveritarë

  2. Kartsati Trau
    Rrugen e mbaroi dhe inaguroi jashte kushteve teknike me 200 million Euro te vjedhura Saliu dhe trau u vu pikerisht per te mbledhur fonde per perfundimin dhe mirembajtjen e saj, o trau i lales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *