• |
ide | kryesore

Video/ Leipzig e Dortmund bllokohen në barazim, Bayern mbetet në krye

-Instant, Sport, Video



Kundërshtarët e Bayern Munchen në Bundesligë vazhdojnë të ngadalësojnë. Në javën e gjashtëmbëdhjetë, Leipzig nuk shkoi përtej 2-2 në shtëpinë e Wolfsburg, me Orban që firmosi barazimin pas përmbysjes së vendasve me Weghorst dhe Steffen. Nuk bëri më mirë Dortmund, që mori vetëm një 1-1 në shtëpi kundër Mainz: Oztunali shënoi në minutën e 57-të, pastaj Meunier barazon në minutën e 73-të dhe Reus humbi penalltinë e mundshme të fitores.

WOLFSBURG-LEIPZIG 2-2

Leipzig nuk arrin të ngrihet pas humbjes në shtëpi me Dortmund dhe nuk shkoi përtej 2-2 kundër Wolfsburg. Në Volkswagen Arena, ekipit të Nagelsmann i duheshin vetëm 4 minuta për të kaluar në avantazh: Angelino shërbeu në anën tjetër të zonës për Mukiele, që mposhti Casteels. Vendasit u duk se kompletuan përmbysjen me goditjen me kokë të Weghorst (22 ‘) dhe të majtën e Steffen (35’) të devijuar nga Orban, i cili megjithatë e lau gabimin në minutën e 54-të duke firmosur 2-2 mes rrëmujës. Wolfsburg nuk dorëzohet dhe tetë minuta më vonë goditi shtyllën në konkluzionin me kokë të Brooks, duke i shkuar pranë 3-2 në fund të lojës me anë të Guilavogui. Përfundoi në barazim: Leipzig është -1 nga Bayern, i cili duke fituar kundër Freiburg do të shkonte në +4 duke marrë titullin e kampionit të dimrit. Barazimi i dytë radhazi, megjithatë, për Wolfsburg, i cili rrëshqet në vendin e gjashtë me 26 pikë.




DORTMUND-MAINZ 1-1
Pasi trembi Bayernin në Allianz Arena, Mainz i shkoi pranë arritjes në shtëpinë e Dortmund, i aftë vetëm në fund për të barazuar 1-1 me vendin e fundit në renditje. Verdhezinjtë u munduan menjëherë ti bënin gjërat të qarta me golin e Haaland, të anuluar për offside. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë me konkluzionin e Otzunali, që befasoi Burkin në minutën e 57-të. Vendasit vuajtën dhe miqtë përfituan duke shkuar pranë dyfishimit me traversën e goditur nga Hack. Skuadra e Terzic barazoi në minutën e 73-të me Meunier, pastaj në mënyrë flagrante humbi shansin për të fituar: Hack shkaktoi një faull në zonë, por Reus nuk mund të gjejë kuadratin nga pika e bardhë. 1-1 ndalon Dortmund të kapërcejë Leverkusen: tani, vendi i pestë i Union Berlin është vetëm një pikë larg. Nga ana tjetër, Mainz arrin përkohësisht Schalke me 7 pikë në fund të klasifikimit.


WERDER BREMEN-AUGSBURG 2-0
Werder Bremen thyen Augsburg në fund dhe largohet nga zona e rënies nga kategoria. Pas një pjese të parë pa gola, miqtë i trembën vendasit me tentativën e Caligiuri, që u devijua nga Pavlenka. Goli që zhbllokoi ndeshjen erdhi në minutat e fundit: në të 84, në fakt, Gebre Selassie ndëshkoi Gikiewicz dhe firmosi 1-0, ndërsa Agu mbylli llogarinë katër minuta më vonë duke i dhënë tre pikë të çmuara Werder, tani në + 6 nga zona e playout.


KOLN-HERTHA BERLIN 0-0
Përfundon pa gola mes Hertha dhe Koln, që mbetet në vendin e tretë nga fundi. Pas një pjese të parë pa emocione, loja u ndez në pjesën e dytë: Wolf përfitoi nga një përplasje e favorshme dhe goditi, por pa gjetur objektivin. Miqtë shkuan afër golit me goditjen e traversës nga Alderete në minutën e 64-të dhe shtyllën në minutën e 83-të nga Guendouzi. 0-0 i shërben më tepër Herthas, që ruan vendin e trembëdhjetë dhe avantazhin +5 ndaj Koln, i treti nga fundi dhe në zonën e playout.

HOFFENHEIM-ARMINIA BIELEFELD 0-0
Përfundoi 0-0 midis Hoffenheim dhe Arminia Bielefeld, një barazim që nuk lejon asnjë prej skuadrave të shkëputet nga Këln. Miqtë të rrezikshëm në minutën e 38-të me Doan, i cili provoi me një goditje të lirë në hyrje të zonës, por preku vetëm traversën. Finalja nuk kishte emocione: 0-0 lejon Hoeness të mbetet +4 në vendin e tretë nga fundi, ndërsa miqtë nuk arritën të largohen nga vendi i katërt nga fundi.

GERMANY – BUNDESLIGA
1. FC Köln 0 – 0 Hertha Berlin
Borussia Dortmund 1 – 1 Mainz 05
Hoffenheim 0 – 0 Arminia Bielefeld
Werder Bremen 2 – 0 Augsburg
Wolfsburg 2 – 2 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *