• |
ide | kryesore

Vlorë/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, arrestohen babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, nddërsa arrestuan babë e bir, shtetasit me inicialet N. L., 69 vjeç, dhe V. L., 27 vjeç, banues në Selenicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *