• |
ide | kryesore

Përforcime “me shumicë”: Bylis prezanton pesë lojtarët që do ta “shpëtojnë” nga rënia

-Instant, Sport



“Të gjitha ndeshjet janë të vështira, po luajmë kundër një skuadre që është në vendin e parë e për ne është dicka e mirë për të provuar veten. Mendoj se mund ti ndalojmë” Ky është paralajmërimi i Veljko Dovedan për Vllazninë kryesuese, sidomos pas prezantimit të pesë përforcimeve të janarit. Nuk është një situatë e mirë për Bylis, që është në vorbullën e luftës për mbijetesë, duke marrë vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit e tashmë duhet të përballet me Vllazninë kryesuese. Një ndeshje shumë delicate, por që për teknikun e mallakastriotëve Veljko Dovedan nuk është e pamundur.

Ballshiotë kanë humbur sigurisht shumë me Muratajn e Mëllugjën, por pikërisht lëvizjet e fundit në merkato kanë karikuar ambjentin ballshiot. Ardhja e sulmuesit Nemanja Kojic që ka lujtur më parë edhe me Partizanin e Beogradit, por edhe ish-lojtari i Flamurtarit Nebiu kanë bërë që të rritet besimi për një ndryshim të situatës në renditje: “Kam ardhur për të provuar veten dhe të ndihmoj këtë skuadër për tu ngjitur në renditje dhe të shohim edhe më lart, pavarësisht se zona europiane duket larg. Skuadra është e re dhe me potencial, kam mbërritur vetëm dje këtu, por gjithësesi jam gati të zbres në fushë”.

Bylis është në vendin e tretë me 12 pikë, aq sa Apolonia dhe vetëm dy para Skënderbeut të vendit të fundit, por kërkon me cdo kusht të ngushtojë diferencën prej 5 pikësh që e ndan nga zona e shpëtimit dhe misionin kërkon ta nisë duke filluar nga sfida me Vllazninë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *