• |
ide | kryesore

Bardhi: Dy njerëzit më të afërt të Ramës, Tahiri dhe Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në pas zbulimit të përgjimeve të antimafias italiane, për Ndranghetën në Shqipëri. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dy njerëzit më të afërt të Kryeministrit Rama Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Ai shton se këto dy të fundit kanë shpërdoruar postin e lartë që kanë.


“Dy njerëzit më të afërt të Edi Ramës, Saimir Tahiri dhe Erjon Veliaj dalin në përgjimet e antimafias italiane si të përfshirë në afera kriminale. Të dy duke shpërdoruar postin e lartë që ua dha shefi i rilindjes Edi Rama. Teksa Tahiri shkoi para drejtësisë, Veliaj vijon bën fushatë për mazhorancen ku ka kurajon të shpifë çdo ditë, edhe pse del se është cirak i organizatës më të urryer mafioze në Europë, Ngragheta.Të dashur miq, mos të kemi iluzionin se drejtësia do të thërrasë Veliajn, edhe pse është në pozita më të rënda se Tahiri. Veliaj mbrohet nga bosi i tij se janë bashkë në afera me mafian! Por ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi me 25 prill. Dita po vjen!”– shkruan ai.


4 Comments

  1. Fiq shes une i ziu, ne Terpan vetem murriz dhe ferra ka .Ja di shum per nder babi Sorrit qe me solli ne metropol,e falenderoj se me gjeti dhe Ariolen ,shume e pasur laleshka kishte paje te madhe ,pare pa hesap ,Sorri me beri dhe krye.k.bashkie ,Kam 5 vite e gjysem qe e kam bere metropolin bace me kulla ,mesimet i kam mare nga krye fyelli gjate eshte padroni im .Ja fusin kote ata Talianet une u betova qe ne 2015 per koke te mamit qe nuk do te hidhesh asnje lopat e vetme me beton dhe jo te jepja leje per kulla lejet i ka dhene Lul Basha mua me bien kot ne qafe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu