• |
ide | kryesore

Video/ Pikë e parë në Korçë pas 10 vjetësh: Camarata ka marrë pikë në tre nga katër ndeshjet në pankinë

-Instant, Sport, Video



Ishte ndeshje për tu fituar, me cdo kush, por Skënderbeu dështoi ta bënte në shtëpi, kundër Apolonisë që është rivali direkt për mbijetesë. Vetëm 1-1 dhe korcarët mbeten në vendin e fundit, ndërsa bardhejeshilët kapërcejnë Bylis dhe e shohin veten në playout. Meritë natyrisht e Camaratas, që ka marrë pikë në 3 nga katër ndeshjet në detyrë.

Tekniku italian, ish-Dinamo, ka mposhtur Lacin i ka marrë pikë Partizanit e tani Skënderbeut, ndërsa është mundur vetëm nga Kukësi (jo pa vuajtje). Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë. Stadiumi i Korcës kishte 10 vite që ishte një tabu për Apoloninë, që barazimin e fundit në kampionat, në Korçë, e kishte marrë në 21 prill 2010.

Me këtë rezultat, bardhekuqtë mbeten në vendin e fundit me 12 pikë, po aq sa Bylisi i vendit të 9-të, ndërkohë që Apolonia ka kaluar në vendin e 8-të me 13 pikë. Në sfidën e radhës Skënderbeu do të presë Kukësin, ndërkohë që Apolonia luan në shtëpi ndaj Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *