• |
ide | kryesore

Video/ Presidenti i Tiranës kërkoi të hiqte një lojtar nga formacioni: ja prapaskena e largimit të Dedes para ndeshjes me Laçin

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana në mëshirë të fatit, ose më saktë të tekave të njerëzve jo kompetentë që kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhje që nuk i takojnë. Ajo që ka ndodhur sot përpara ndeshjes me Lacin, ku tekniku Nevil Dede është larguar në mënyrë demostrative nga stadiumi, duke krijuar mister të një situate të pazakontë është dicka që tek 25 herë kampionët ka ekzistuar edhe më parë, por është tentuar të mbulohet. Nuk është rastësi që edhe Julian Ahmataj, para se të shkarkohej dhe dorëheqjen pikërisht duke akuzuar ndërhyrjet e presidentit në formacion. Tekniku në atë kohë bëri prapaktheu, duke u shkarkuar më pas nga klubi pas dy ndeshjesh, por Dede sic duket nuk ka ndërmend ta bëjë.

Menjëherë sapo u mësuan formacionet zyrtare, presidenti i Tiranës, Refik Halili, kërkoi një takim të menjëhershëm vetëm me trajnerin, në zyrën e numrit 1 të klubit e pas takimit, Dede vendosi të largohet, së bashku me ndihmësin e tij Uku.

Sipas asaj që filtroi, arsyeja e këtij largimi ka qenë aktivizimi i Kukës si titullar. E treguar në mënyrë evidente nga fakti, se pas largimit të Dedes, Kuka u hoq nga formacioni, ndërkohë në vend të tij u aktivizua Danso. “Panorama Sport” ka siguruar edhe vidon kur trajneri i kampionëve në fuqi merr makinën nga parkingu edhe largohet.

https://youtu.be/tN8X_7BoaPs



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *