• |
ide | kryesore

Rama në Korçë: Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga fshati Dardhë i Korçës, kryeministri Edi Rama bëri ironi me opozitën por edhe me personat që sipas tij para pandemisë, nuk kishin vizituar ende shumë qytete të Shqipërisë dhe këtë vit e kanë njohur vendin e tyre më nga afër.

“Më e keqja është pas krahëve, kjo pandemia i ndihmoi shumë njerëzit të njohin Shqipërinë se i shikonin nga televizori’.

Rama tregoi dhe një episod me të cilin ishte përballur këtë vit në Përmet, ku kishte takuar një personalitet shqiptar por që jeton jashtë vendit.

“S’dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria. Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo”Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra…I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime. E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”, tha Rama.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se me përfundimin e disa projekteve që janë në zbatim për rrugët që lidhin Korçën me Borshin, distanca do të shkurtohet deri në 3 orë e gjysmë.

“Nga Korça në Borsh që sot i biem si Magelani nga 6 orë e gjysmë bëhet për 3 orë, e tre orë e gjysmë, se më shumë kanë shkuar frekuentuar bregdetin në Kalkidhiki se sa në Borsh, se infrastruktura ka qenë shumë e keqe, përfitimi do jetë i dyanshëm”, tha Peleshi.

“Mos fol më tani se sa më shumë flet për këtë aq më shumë u ngrihen nervat ata që dëgjojnë në Tiranë, nga ata të grupit parlamentar, me Korçën e kanë, si ka mundësi thonë që na u bë Korça…pse do mërzitesh ti se kjo s’është nam që ka dalë kot, kjo ka një bazë. Këtu cështja është zgjerohet gjëja, se vijnë njerëzit në Korcë, por mbetet e limituar. Nëse të vish në Korcë e të dalësh në Përmet e anasjelltas është shpërthim i madh, tani po shoh që dashkemi me dalë dhe në Borsh”, u shpreh Rama.

 



7 Comments

  1. Ik ore leha qen gerdall plak u bere ti te na thuash per Korcen e Shqiperine, tutje rrace muti se e dime mire se ku po investon parat e vjedhura tonat keta 20 vite qe je ne pushtet ore super hajdut i gjithqkaje . tutje tutje i pa ngopur plere qe na qelbe gjithe vendin.

  2. O pallosh me rroba gjumi, mere me mend se qar palloshi je, me ato rroba bie ne gjum , me ato rroba iken ne zyra, po me ato i bie qark si gomari plak qarke Shqiperise mere me mende se qare palloshi leshe mavi kemi ne qeveri??

  3. More mire me pallen por nje dua tjua them se ky palla qe thua ti pushtetin e ka po dhe leka dihet qe nuk esht keq po dhe nga ata qe levizin me makina me xhama te zinj ka ,keshtu qe thua ti do then atij lulit qe te mos ik me mendimin se i ka ardh radha por te bashkoje radhet dhe te me gjeje njerez kompetent per ate punen e interpretimit te programit ekonomik qe per cdo pike te programit te bejne nje mbrojtje te argumentuar dhe bindese se pala kundershtare nuk jan socialista por sic thoshte i ndjeri Pjetri ” specialista” Koha eshte shume e shkurter koha nuk pret Me dhembin syte kur shoh ca drejtus parti qe shgryhen lokaleve dhe nuk i shoh sic ben kundershtari yne qe dhe naten i gjen ne familjet e simpatizanteve te tyre ,ndersa mlidhen dhe shkrujn emrat e famijeve kur ne fakt nuk i njohin fare ,Nuk dua te zgjatem se behem i bezdisshem por do jet von neser

  4. Sa i pacipë që është me gënjeshtrat e tij.
    Mbaj mend se pas një interviste ku Fevziu bëri sikur e ngacmoi pak me disa pyetje që i dogjën, në përfundim të intervistës duke ikur e kërcënoi si me shaka Fevziun se do të shohim se sa taksa paguan ti.
    Që ate ditë nuk ju nda studios së Fevziut i famëshmi Baton që e sheh Ramën si perëndi.
    E në kulmin e kritikave të opozitës për keqmenazhimin e pasojave të tërmetit e të pandemisë e skandaleve të shumta të qeverisë së tij, kur të gjitha mediat mereshin me këto tema, Fevziu nisi një cikël me emisione propogandistike të mrekullive të agrobiznesit në Shqipëri, që u pasuan edhe me disa emisione speciale ku Fevziu i shoqëruar nga kryetarët socialistë të bashkive, bënte propogandën e sukseseve urbanistike të qyteteve shqiptare.
    Shkonte Fevziu megjithë ekipin e Klanit nëpër disa lokale lluksoze, hotele e restorante private duke shijuar gatimet tradicionale shqiptare, e mirë bënte se vërtetë shumë shqiptarë pak i njohin qytetet tona, por sepse krijohej një përshtypje që nuk shkonte fare me realitetin.
    Kur nëpër media paraqiten vazhdimisht me mijra familje që jetojnë në kushte mizerabël, pa shtëpi, pa ujë e pa drita e më keq akoma pa punë e pa para për të blerë ushqime për fëmijtë e urritur, që të bësh këtë propogande me lluksin e hoteleve e restoranteve private, për ta paraqitur Shqipërinë e lulëzuar, mjaftojnë propogandat e Lali Erit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *