• |
ide | kryesore

Basha: Dyfishimi i të ardhurave për frymë nuk është lapsus në programin e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në prezantimin e programit për reformën rregullatore dhe politikën fiskale që Partia Demokratike prezantoi në datë 28 janar një nga premtimet që tërhoqi më shumë vëmendjen duke ngritur shumë pikëpyetje ishte ai për dyfishimin e të ardhurave për frymë, që sot, llogaritet në rreth 4900 euro dhe PD e premton 10 mijë euro.

Në një intervistë për ABC nëse ky ishte një lapsus, Basha theksoi se rritja ekonomike do të bëhet me investime të brendshme dhe të huaja.

“Jo, jo nuk ka asnjë lapsus absolutisht. Ky është synimi ynë politik. Synimi ynë politik është dyfishimi I të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve” – tha Basha. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
    Berisha e ka deklaruar me dhjetra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”
    Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
    – pa qeveri teknike
    – pa asnjë bashki demokrate
    – pa dorheqejn e Ramës
    – pa një Kod Elektoral favorizues
    – pa koalicion solid
    – pa struktura
    – pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
    – pa mbështetje ndërkombëtare
    – pa votat e emigrantve
    – pa komisione elektorale të sigurta

    Për këto arsye Berisha po përgatit planin B:
    Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.
    S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
    Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
    Meta nuk rizgjidhet dot President.
    Berisha vetë do mbush 80 vjeç.
    Basha duhet largohet se nuk i shkon më askush prapa.
    Në këto kushte duhet shtrëngoj rradhët, të largoj Bashēn si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjdhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

    1. Në të njëjtën kohë Kongresi u ndal në karakterin thelië-sisht demokratik popullor të shtetit shqiptar të diktaturës sëproletariatit dhe në humanizmin e vërtetë socialist, që mishë-rohen në Kushtetutë në mënyrë të qartë e të plotë. «Diktatu-ra e proletariatit, — tha shoku Enver Hoxha në raport, —është e pandarë nga demokracia më e gjerë, më e thellë e mëe plotë për punonjësit»1.Kjo demokraci më e gjerë për punonjësit gjen shprehjennë nenin e Kushtetutës:gjithë pushteti shtetëror në Repu-blikën Popullore Socialiste të Shqipërisë buron nga popullipunonjës dhe i përket atij», si edhe në një varg nenesh të tjera.Demokracia socialiste u ka siguruar klasës punëtore, fsha-tarësisë kooperativiste dhe punonjësve të tjerë të ushtrojnëpushtetin si nëpërmjet organeve përfaqësuese, ashtu edhedrejtpërsëdrejti, të marrin pjesë efektivisht, në shkallë të gjerëe të organizuar në qeverisjen e vendit dhe të ushtrojnë kon-troll të drejtpërdrejtë mbi këdo e mbi gjithçka.Pushteti në RPSSH është një dhe i pandarë. Organetshtetërore përfaqësuese, Kuvendi Popullor e këshillat popu-llore, të zgjedhura drejtpërdrejt nga populli me votim të për-gjithshëm, të barabartë e të fshehtë, sipas Kushtetutës, janëtë vetmet që ushtrojnë sovranitetin e popullit. Të gjitha orga-net e tjera shtetërore zhvillojnë veprimtarinë e vet nën drej-timin dhe nën kontrollin e organeve përfaqësuese dhe japinllogari para këtyre. Ndërkaq, gjithë të zgjedhurit, por edhenëpunësit e emëruar të shtetit janë të detyruar të japin llo-gari sistematikisht para popullit.

  2. Ore e vini re qe ky osht pjerdh komplet mga trute!?
    Ky angazhimet i bene per 8 vite pa pasur aspakt te sigurt fitoren e pare.
    E kuptoni hilen?
    I bindur qe programi i tij eshte absolutisht i pa realizueshem qe edhe nese ndodh mbrekullia fiton zgjedjet ai do kerkoje pushtetin edhe per 4 vite te tjere pastaj ci qi temen.

  3. Mundesite jane 2:
    -Ose te pergjysmojme popullsine(emigracion masiv)
    -Ose dyfishim i PBB ( gje te cilen e dyshoj se duhet te kemi rreth 11% rritje ekonomike cdo vit deri ne fund te mandatit).

    Ndaj kujdes me premtimet.

    1. Ju “teoriket” e bodrumit nuk e kuptoni por premtimet e Bashes jane mese te beshme..Mjafton te mos harxhohen para per PPPra, koncesione shendetesie te vilmes, fasada institucionesh, dhjetra milion per nje kryqezim etj etj…Po ju nuk e kapni..E keni katandisur kete vend ne pazar partie!

  4. Cdo premtim eshte i beshem, puna eshte sa vullnet ka basha, kur prsh per dy ceshtje me rendesi si rindertimi i durresit dhe vaksinat ska folur fare..
    Duhet me shume mund per vota…

  5. O Luljetaaaaaa. Po e provove 4 vjet me pare. E hape thesin me keq se tani, republika e re, ndihma, plani nga instituti Azenhauer….

    Kush te beso ty mer koqe. Po shko fol njehere me Xhozin se ti trego ajo edhe vilat, edhe makinen, edhe pazaret me oligarket. Po si do i realizosh keto premtime me Monika Baxhellen per zevendes kministre dhe Ilirin president? Po ku te lejne lupot e LSI te besh program mer koqe.
    Ik merr BQ pastro partine nga spiunet e xhaketat e vjetra, pastaj bej plane.

  6. Me rilindjen rriten rrogat 200 leke te reja ne vit, dhe normal qe rilidasve ju duket utopi qe nje force tjeter te rrise pagat, te ardhurat me mbi 20% te pakten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *